Drecun: Kurti tenton të bëjë gjithçka për të dobësuar Listën Sërbe
Kryetari i Këshillit për Mbrojtje dhe Punët e Brendshme në Kuvendin e Sërbisë Millovan Drecun vuri në dukje manipulimet e kryeministrit kosovar në mandatin teknik Albin Kurti në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit përfshirë dhe pagesat e biletave të avionit për diasporën, si dhe tentativat për të dobësuar Listën Sërbe.
“Vështirë për Listën Sërbe që të verifikojë në zgjedhje atë çka është vullneti i shumicës së popullit sërb në Kosovë e Metohi, sepse Kurti manipulon jo vetëm votat e individëve sërb përmes këtij Rashiqit që kandidoi me partinë e tij të quajtur, por shton dhe votat e shqiptarëve dhe disa komuniteteve të tjera minoritare, çka nuk është as sipas ligjeve që aktualisht funksionojnë në Kosovë e Metohi. Por, që kjo i shkon për dore çka ka arritur derimë tani. Unë kam frikë se ambicia e tij nuk është që Rashiqit t’i sigurohet vetëm një mandat, por dy pavarësisht vullnetit të popullit sërb për të mbështetur Listën Sërbe, që duhet të flasë me zë unik. Lista Sërbe mbron interesat e popullit sërb”, tha Drecun për Juronjuz Srbija.
Drecun konstaton se manipulimet e Kurtit kalojnë pasi asnjë parti opozitare shqiptare nuk u rebelua dhe të pyeste se si Nenad Rashiq hyri në parlament me votat e shqiptarëve dhe boshnjakëve.
Vuri në dukje se për Nenad Rashiqin votojnë njerëz prej interesit personal.
“Ata këtë e bëjnë me urdhër të dikujt, sigurisht jo sepse besojnë tek programi i Rashiqit, sepse ai program nuk ka, pra programi i tij është interesi personal dhe si t’ia vështirësojë popullit sërb”, shtoi Drecun.
Ky i fundit tha se Kurti bën gjithçka që t’i pamundësojë Listës Sërbe të mos fitojë të 10 mandatet.
“Nga kjo është dhe veprimi i shprehur ndaj diasporës shqiptare dhe sulmi ndaj sërbëve, për t’a bërë atë kombinim fitues”, tha Drecun.
Ai kritikoi veçanërisht njoftimin e formimit të xhandarmërisë, duke vlerësuar se ajo ka karakter të qartë antisërb dhe përfaqëson tentativë për të anashkaluar marrëveshjen me KFOR.
"Kur shikon qëllimet e xhandarmërisë që do të formohet, ju shikoni se ajo ka karakter të dukshëm antisërb. Kur flasin rreth asaj se do të përdoret për luftën ndaj terrorizmit, krimit të organizuar, veçanërisht sikurse ata thonë në rripin kufitar, në vijën administrative për të thyer një lloj çrregullimi masiv, ju atëherë kuptoni se e gjithë kjo është e orjentuar ndaj popullit sërb. Përse? Epo kë akuzon Kurti për terrorizëm? Radikalët islamikë, xhihadistët që janë të pranishëm në Kosovë e Metohi. Jo ore, ata nuk i përmend fare. Ai akuzon sërbët në veri të Kosovës. Kë akuzon për krim të organizuar? Klanet shqiptare të organizuara, mafien shqiptare që ngacmojnë dhe sundojnë tamam në Kosovë e Metohi? Epo jo, kurrë nuk i përmend. Ai akuzon sërbët për krim të organizuar, veçanërisht në veri. Kur flet për trazira masive për kë e ka fjalën? Epo ja që e ka për sërbët, nëse guxojnë të protestojnë për shkak të atyre masave të njëanshme antisërbe të ndërmarra nga Kurti. Dhe këtu tani mund t’a shikoni se përse i nevojitet xhandarmëria, por atij i nevojitet për arsye kyçe, sipas meje dhe kjo është që të mashtrojë bashkësinë ndërkombëtare”, sqaron Drecun.
Ky i fundit beson se synimi kryesor i xhandarmërisë është të militarizojë përfundimisht Kosovën e Metohinë dhe vënien e popullit sërb në veri nën kontroll të plotë.
0 komentet