Drecun: Nuk bëhet fjalë që rezoluta e kongresmenit të mund t’a shtyjë Kosovën drejt NATO

Milovan Drecun
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Komisionit për Çështje të Brendshme dhe të Mbrojtjes në Kuvendin e Sërbisë Millovan Drecun është shprehur se rezoluta e kongresmenit amerikan për mbështetjen rreth anëtarësisë së Kosovës në Nato shikohet para së gjithash si dëshirë e tyre për të operuar politikisht, duke theksuar se për tani nuk bëhet fjalë që kjo rezolutë mund të ndryshojë situatën apo të nisë proçese të rëndësishme në drejtim të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Drecun tha për RTS se rezolutë e tillë e kongresmenit, konfirmon vazhdimësinë e gjeopolitikës amerikane në Ballkan, veçanërisht kur bëhet fjalë për Kosovën.

Ai theksoi se Kosova jo vetëm që nuk përmbush kushtet, por as nuk mund t’a mendojë këtë për të cilën dhe Kosovo onlajn ka shkruar.

"Parakushtet kyçe për anëtarësimin e ndonjë vendi në NATO janë që të ketë sovranitet të plotë, çka në këtë rast nuk është kështu. Që të mos ketë probleme të pazgjidhura territoriale dhe që të ketë forcë të armatosur që është ndërvepruese me forcat e NATO, të ndërtuara sipas standardeve të NATO. Kur shikoni përgjigjen e pyetjes së gazetarit nga ana e NATO të interpretojë iniciativën e kongresmenit, mes të tjerash u tha se duhet të arrihet përparim në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Kjo është pikërisht e lidhur me kushtin thelbësor për opinion eventual për anëtarësim të së ashtuquajturës Kosovë në NATO-që nuk ka mosmarrëveshje territoriale” tha Drecun.

Sipas fjalëve të tij, madje dhe nëse dikush do të arrinte të detyronte Beogradin që së pari "de facto" dhe pastaj "de jure" të njihte "shtetin fals të Kosovës", atëherë nuk do të kishte më mosmarrëveshje territoriale, por pa këtë është e pamundur.

"Keni katër anëtarë që nuk pajtohen me njohjen e shtetit fals të Kosovës. Rumania dje hodhi poshtë deklaratat e disa funksionerëve europianë se do të bisedonin rreth kësaj, pra nuk do të jenë aty... Dhe Sllovakia e hodhi poshtë. Nuk bëhet fjalë këtu për dashuri ndaj Sërbisë nga ana e këtyre katër vendeve, pra pesë anëtarëve të NATO, sesa për interesat e tyre dhe frika se diçka e ngjashme në Kosovë e Metohi mund t'u ndodhi sërish. Dhe këto janë frikëra reale dhe për këtë mendoj se qëndrimi i tyre do të mbetet tërësisht i pandryshuar", ka thënë Drecun në lidhje me deklaratën e komisioneres Marta Kos, për të cilin shkroi dhe portali ynë.

Ai tha se qëndrimi i Beogradit nuk do të ndryshojë.

"Mos harroni se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëllime gjeopolitike afatgjata këtu, veçanërisht kur bëhet fjalë për Kosovën. Vitin e kaluar u mor vendim që Korpusi Amerikan i Inxhinierëve do të asistojë në katër vitet e ardhshme në ndërtimin e infrastrukturës për nevojat ushtarake amerikane në territorin e Shqipërisë dhe tashmë kanë tre baza të mëdha në Kosovë e Metohi dhe në Bullgari. Kjo është ajo lidhja mes Adriatikut dhe Detit të Zi. Kjo tregon vendosmërinë afatgjatë të SHBA për të qenë e pranishme ushtarakisht. Nëse dëshirojnë të kontrollojnë në kuptimin ushtarak këtë territor, u nevojitet mesi i butë i Ballkanit dhe kjo është pikërisht Kosova e Metohia", spegoi Drecun.

Pyetjes nëse kjo do të thotë që, meqenëse në një pjesë të rezolutës, kongresmenët amerikanë thonë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është në interesin strategjik të SHBA në këtë rajon dhe se është i rëndësishëm për sigurinë, ata i drejtohen Sërbisë dhe përcjellin sinjal për raportet me Rusinë, Drecun u përgjigj-si njëra dhe tjetra.

Vuri në dukje se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është në interesin gjeopolitik që Sërbia, si vend kyç në Ballkanin Perëndimor, të ketë zhvilluar bashkëpunim ekonomik, politik si dhe në siguri me Federatën Ruse apo me Kinën, por do të dëshironin vetëm dominim në këto fusha dhe që Sërbia të jetë në të tri këto aspekte e lidhur totalisht me Perëndimin, pikë sëpari  me SHBA.

Ajo çka bëjnë kongresmenët është veçse reflektim i politikës amerikane, shtoi Drecun.

"Por, përsa i përket sigurisë-si është e mundur të rritet siguria në çdo rajon nëse forcërisht merret pjesë e territorit të shtetit që është më i rëndësishmi në atë rajon? Ky nuk mund të jetë stabilizim afatgjat, kjo do të çojë drejt destabilizimeve të reja. Por ky është vizioni amerikan, kjo është pikëpamja e tyre për këto ngjarje. Ata dëshirojnë dominim në këto vise, dëshirojnë të kenë avantazh strategjik ndaj Kinës dhe Rusisë dhe për këtë u nevojitet Kosova. Dhe ata aty dëshirojnë të mbajnë prani ushtarake", tha Drecun.

Ndaj, shpreh bindjen të gjitha historitë për tërheqjen e forcave amerikane nga Europa bien në ujë.

"Jo se nuk do të tërhiqen, ata duhet të ruajnë dominimin, sepse për ta ai brez nga Adriatiku në Detin e Zi është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Dhe aty nuk duan praninë e fuqive konkurruese. Do të donin shumë që Sërbia gjithashtu të jetë në NATO dhe t’i vinin vulën drejtimit të plotë në aspektin ushtarak të këtij territori. Ndaj dhe shfaqen këto iniciativa herë pas here, madje i shikoni dhe reagimet në Moskë që ne dikush na shtyn në një lloj aleance, nënaleance të çfarëdoshme. Sigurisht, ky është varjant përjashtues për sa na parket neve", tha Drecun.

Ky i fundit kujton se neutraliteti ushtarak nënkupton që Sërbia nuk do hyjë në asnjë aleancë ushtarake, por që do të bashkëpunojë, duke kujtuar fjalët e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq i cili disa ditë më parë, duke i’u përgjigjur pikërisht pyetjes së gazetarit në lidhje me rezolutën e kongresmenit, njoftoi stërvitje të përbashkët me NATO në maj.

"Kjo është përgjigjja jonë për stabilitet. Ne nuk jemi kundërshtarë, ne nuk jemi faktor përçarës. Ne nuk duam të bashkohemi me NATO, por duam të bashkëpunojmë me ju dhe këtë e tregojmë me vepra. Prandaj, mos na trajtoni si kundërshtarë. Ne jemi vend partner i NATO, por kemi problem me interpretimin e statusit të Kosovës dhe Metohisë", tha Drecun.

Ky i fundit kujton se në kuadër të kornizës së standardeve të NATO, Prishtina prej vitesh punon për rritjen e kapacitetit dhe transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Pyetjes se si e interpreton këtë dhe nëse Prishtina mund të arrijë të përmbushë ndonjë nga synimet, Drecun tha se në fakt është "përgatitja e të ashtuquajturës Kosovë për hapjen e proçesit të pranimit në NATO dhe para kësaj me gjasa dhe anëtarësim tek Partneriteti për Paqe".

"Një nga kushtet kyçe për anëtarësim në NATO, është që të mos egzistojnë mosmarrëveshje territoriale. Kjo mund të anashkalohet, për ta, përmes tentativave që të detyrojnë Beogradin që të njohë 'de facto' Kosovën. Kushti tjetër që është jashtëzakonisht i rëndësishëm, është që të keni formacion të përshtatshëm ushtarak që është ndërtuar, pajisur, trajnuar dhe armatosur sipas standardeve të NATO të jetë ndërveprues, pra që mund të veprojë bashkarisht me forcat e tjera të NATO dhe që të keni ndërtuar kontroll të fortë civil të atij formacioni ushtarak që në masën më të madhe të mbështesë formimin e transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës që kanë hyrë në fazën e tretë përmbyllëse të transformimit në ndonjë lloj ushtrie dhe pikërisht janë Shtetet e Bashkuara dhe Turqia ato. Përsa i përket armatimit, këto dy vende i furnizojnë shumë", bën të ditur Drecun.

Shton se Turqia ruan kontinuitetin kur është fjala për njohjen e Kosovës, si dhe formimin e formacionit ushtarak, duke operuar përmes tri drejtimeve-përmes trajnimit të pjestarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, u përcjell pajisje dhe armatim, qoftë përmes shitjeve apo përmes donacioneve dhe nga ana tjetër, zhvillon dhe industrinë e tyre ushtarake para së gjithash prodhimin e armatimeve si fillim të dronëve dhe municioneve.

"Pra, për të përgatitur të ashtuquajturën Kosovë për çeljen e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, është e nevojshme të përmbyllet proçesi i transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe t'i transformojmë ato në kuptimin e plotë të fjalës në një lloj ushtrie të Kosovës, si dhe njëkohësisht të tentohet të dobësojmë politikisht kundërshtimin e këtyre katër anëtarëve të NATO, pra t'i anashkalojmë politikisht, si e si t’u hapet rruga drejt anëtarësimit në NATO. Ky është proçes jashtëzakonisht i vështirë dhe afatgjatë", tha Drecun.

Ky i fundit tha se gjatë qëndrimit në komandën e NATO, kuptoi mirë se prioritetet e tyre nuk janë anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara, sepse e dinë që kjo është edhe më vështirë, madje as anëtarësimi në Bashkimin Europian, por vetëm anëtarësimi në NATO.

"Kjo tregon se interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë territor janë kryesisht ushtarake dhe prej kësaj rrjedhin gjithë të tjerat”, tha Drecun.

Në kujtesën se Kosova ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO, çka është status i përmirësuar në raport me statusin e vëzhguesit që kishte më herët, Drecun tha se kjo nuk do të thotë asgjë të veçantë, por tregon qëllimet e shumicës së anëtarëve të NATO dhe SHBA.

“Këto janë qëllimet e tyre afatgjata. Dhe kur është fjala për raportin me Forcat e Sigurisë së Kosovës, unë këtë pyetje e shtrova në Shtutgart në qendrën komanduese. Thanë se e trajtojnë FSK në mandatin fillestar, si një lloj organizate humanitare që ndihmon në emergjencat natyrore. Kanë veçse nivel shumë të ulët marrëdhëniesh me FSK në Kosovë e Metohi. Ky është ai ekipi këshilldhënës dhe asgjë më shumë se kaq, pikërisht për shkak të kundërshtimit të këtyre katër shteteve. Pra, që egziston qëllimi i shumicës së anëtarëve të NATO, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sa më parë të fusin Kosovën në proçesin e anëtarësimit në Aleancë” tha Drecun.

Pyetjes nëse njoftimi i anëtarësimit në NATO do të jetë një nga temat e fushatës së ardhshme zgjedhore, Drecun tha se Kurti këtë mund t’a përdorë për të treguar sesi marrëdhëniet e tij me SHBA po përparojnë. Është i bindur se, ndonëse dihet që administrata e Donald Tramp ka qëndrim mjaft negativ ndaj tij, Kurti do të tentojë të paraqesë sesi kanë avancuar në këtë rrugë drejt anëtarësimit të mundshëm në NATO, përmes faktit se sikurse pretendon ai, po investohen fonde të mëdha.

Kjo, shton Drecun, mund të shërbejë si sinjal pozitiv ndaj zgjedhësve shqiptarë, për të thënë se forcon mbrojtjen e Kosovës.

"Kjo mund të jetë një nga temat e fushatës", tha Drecun. Rreth kësaj se çfarë do të jetë në fokus të fushatës zgjedhore e ka analizuar së fundmi dhe portali ynë.

Drecun vuri në dukje se qëllimi i të gjitha partive shqiptare është që Kosova të bëhet anëtare e NATO, ndaj tani po krijohet një lloj nënaleance brenda NATO me Shqipërinë dhe Kroacinë.

“Kanë dhe plane të tjera, përfshirë tentativat për të marrë miratimin e komandantit të KFOR që FSK të jetë e pranishme përgjithmonë në veri të Kosovës, përgjatë vijës administrative. Vazhdimisht flasin rreth asaj sesi janë një nga partnerët më të rëndësishëm të NATO në këtë territor, ndonëse nuk mund të flitet për partneritet të vërtetë aty. Egzistojnë disa shtete që ndihmojnë, trajnojnë dhe armatosin FSK, egziston komunikim me NATO, por në nivelin më të ulët dhe asgjë më shumë se kaq”, tha Drecun.

Ky i fundit konkludoi se tashmë nuk bëhet fjalë që rezoluta e kongresmenit mund të ndryshojë situatën apo të nisë proçese më të rëndësishme në drejtim të anëtarësimit të së ashtuquajturës Kosovë në NATO.

“Ky është proçes afatgjatë që momentalisht nuk mund të realizohet dhe kjo temë nuk do të duhet të jetë në rendin e ditës, ndonëse përgatitjet për të do të vijojnë”, tha Drecun.