Drecun: Sërbia nuk do të tërhiqet prej kërkesës për formimin e BKS

MIlovan Drecun
Burim: Tanjug

Kryetari i Këshillit Kuvendor për K&M Millovan Drecun, në vigjilje të seancës parlamentare për Kosovën, ka thënë se në rend të ditës do të jetë raporti për procesin e negociatave në të cilën kur të diskutohet për Bashkësinë e Komunave Sërbe, në pikën e parë definohet politika shtetërore dhe shtoi se Sërbia nuk do të tërhiqet me çdo çmim nga kërkesa për formimin e BKS, transmeton RTV.

Drecun nënvizon se BKS është kusht për vazhdimin eventual të dialogut dhe kthimit të përfaqësuesve politikë sërbë në institucionet e Prishtinës. Drecun tha se në këtë pikë Sërbia insiston në formësimin e BKS në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara.

Këtu siç thotë Drecun, nuk duhet të ketë mosmarrëveshje, por është ende e mundur që disa palë që nuk e njohin Marrëveshjen e Brukselit dhe që për këtë arsye besojnë se nuk ka nevojë të këmbëngulin për formimin e BKS, do të jenë kundër pikës së përmendur të raportit.

Drecun supozon se qëllimi i presidentit Aleksandar Vuçiq ishte që t'i ftonte kryetarët e grupeve parlamentare dhe partive, t’u prezantonte atyre në mënyrë direkte disa detaje për të cilat ai nuk mund t’i ndajë me publikun.

Ai shtoi se qëllimi i seancës parlamentare është miratimi i një platforme që do t'i shërbente Beogradit për dialog të mëtejshëm.

Ai nënvizon se një pjesë e publikut kanë krijuar ndërkohë idenë se Sërbia ka pranuar propozimin europian duke theksuar se do të shërbejë si bazë vetëm për negociata të mëtejshme. Ajo çfarë është shqetësuese thekson Drecun, është nëse kryeministri kosovar Albin Kurti do të gjejë rrugëdalje të kësaj situate, apo do t’i qëndrojë konsistent premtimeve të dhëna në fushatën elektorale që nuk do të lejonte formimin e BKS.

"Pra nëse nuk do të respektojë procedurat të cilat parashikohen, apo do të vendosë të shkojë në zgjedhje. Egziston edhe opsioni i tretë i cili për mua është fort shqetësues dhe më i rëndi deri më tani, krizë dhe destabilitet në veri të Kosovës dhe dhunë madhore ndaj popullit sërb dhe në këtë mënyrë, kalohet në plan sekondar çështja e BKS. Kjo do shihet nëse ai do të mund të përfitojë pikë politikisht e mbështetje më të madhe nga perëndimi, në mënyrë që të dalë nga kjo situatë politike jashtëzakonisht e keqe për të", ka thënë Drecun.

Duke komentuar deklaratën e djeshme të ambasadorit amerikan në Prishtinë Xhefri Hovenijer i cili insistoi në formimin e BKS por në kuadër të Kushtetutës së Kosovës, si dhe SHBA nuk dëshiron një "Republikë së re Sërbe" në Kosovë, Drecun tha se RS është tjetër gjë dhe këtu bëhet fjalë rreth një bashkësie e cila duhet të krijojë mekanizmin e vet institucional, me qëllim që sërbët të jetojnë normalisht dhe qëndrojnë në trojet e tyre shekullore për të mos qënë qytetarë të dorës së dytë.

"Kurti tha se Bashkësia nuk është në përputhje me të ashtuquajturën Kushtetutë dhe amerikanët tashmë po flasin se është në përputhje me të ashtuquajturën Kushtetutë. Këtu është tjetër çështje, ambasadori amerikan në Prishtinë tha se Bashkësia nuk do të ketë kompetenca egzekutive. Ju pyes, që kur kështu? Çfarë u negociua, nëse tani amerikanët duan të thonë se nuk kanë marrë pjesë në të gjitha ato raunde bisedimesh të udhëhequra, hajde ta themi, nga Katerin Eshton? Në atë kohë nuk e kishin mendjen që Bashkësia të kishte kompetenca ekzekutive” ka thënë Drecun.

Ky i fundit ka shtuar se është e pranueshme ajo çfarë qëndron në të katër marrëveshjet dhe pa to, siç tha ai, nuk ka asnjë lojë politike.

"Ose do të formojmë Bashkësinë, dhe nëse formohet-do të formohet ashtu siç është rënë dakord në marrëveshje. Në të kundërt, lere të mos na llogarisin që përmes nesh, përmes Beogradit të mundësojnë me sukses të rishikojnë marrëveshjen e Brukselit” ka thënë Drecun.