Drecun: Uesli Klark krenohet me vrasjen e civilëve dhe jo me profesionin e nderuar të ushtarakut

Milovan Drecun
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Komisionit Kuvendor për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme Millovan Drecun ka thënë sot se gjenerali amerikan në pension Uesli Klark me deklaratën se është krenar me bombardimet e NATO të kryera ndaj Sërbisë në vitin 1999, pranoi se është krenar me vrasjen e civilëve, transmeton TV Una.

Drecun për Tanjug ka thënë se në shtatorin e vitit 1999, gazeta Uašington post ka publikuar se “civilët kanë qenë padyshim objektiv i Nato".

"Pra, kjo ishte luftë ndaj civilëve dhe shikoni këtë përmes numrave të viktimave. Ata qëllimshëm vrisnin civilët. Dhe me këtë krenohet Uesli Klark. Nuk krenohet me diçka që do të duhet të ishte me profesionin e nderuar të ushtarakut", ka thënë Drecun.

Ky i fundit theksoi se Nato Sërbinë e sulmoi pa I deklaruar luftë dhe pa lejen nga KS të KB. "A na mundi ushtarakisht edhe pse në potenciale ishim 600 ndaj 1 në favor të Nato? Që na mundi ushtarakisht, që të krenohet me këtë”, tha Drecun.

Ky i fundit kujtoi se në bombardimet e vitit 1999, humbën jetën 85 fëmijë, 2,500 civilë dhe pak më shumë se 1,000 pjestarë të forcave sërbe të sigurisë.

Drecun gjithashtu vuri në dukje se i kishte thënë ambasadorit amerikan në Beograd, Kristofer Hill për operacionin Patkoi, duke thënë se Hill nuk kishte dëgjuar për të-ndonëse mund t’a dinte.

"Ai operacioni Patkoi, pretendohet se ishte plan i ushtrisë, policisë dhe udhëheqjes tonë shtetërore për spastrimin etnik të shqiptarëve. Operacioni u shpik dhe shërbimi bullgar e përdori dhe e tregtoi atë përmes Joshka Fisherit. Dhe ky i fundit në promovimin e librit, tha se "kjo ishte shaka me ministren bullgare që mori nga shërbimi i tyre", tha Drecun.

Drecun thekson se Hill, i cili ishte në fund të viteve ’90 në delegacionin amerikan në negociatat e paqes mes Sërbisë dhe UÇK, duhet të ketë dijeni se historia rreth operacionit të tillë egzistonte.

Thekson dhe se amerikanët tentuan të ndryshonin Kartën e Kombeve të Bashkuara, pra të fusin pjesë që një grup vendesh edhe pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të KB, mund të ndërhyjnë në raste të katastrofave humanitare.

“Edhe pse nuk mundën t’a ndryshojnë, sepse Kina dhe Rusia ishin kundër, ata në praktikë e realizuan këtë tezë sepse pretenduan se ishte katastrofë humanitare”, tha Drecun, duke theksuar se në Sërbi nuk ka pasur katastrofë humanitare para bombardimeve të NATO por ishin këto të fundit që e shkaktuan.

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë të enjten se nuk shikon se përse duhet të pasqyrohet krenaria e gjeneralit amerikan në pension Uesli Klark tek bombardimet e NATO ndaj Sërbisë në vitin 1999.

Vuçiq në Budapest duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarit të komentojë deklaratën e Klarkut se ishte krenar për operacionin ndaj Sërbisë dhe se Sërbia duhet të shkojë tek e ardhmja pa Kosovën, tha se njerëzit në Sërbi ishin të indinjuar nga ajo çka Klark ka bërë dhe se nuk shikon se përse duhet të pasqyrohet ajo krenari e madhe kur 19 vende, në kundërshtim me rregullat e KB, në kundërshtim me Kartën e KB, në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Sigurimit të KB, sulmuan një vend të vogël.

Klark, i cili në vitin 1999 ishte në krye të forcave të NATO që bombarduan RFJ, ndër të tjera tha për ABC Njuz se Sërbia duhet t’a njohë Kosovën dhe se është "krenar për bombardimin e ish-RFJ".