Duda Kavecka: Kapërceni pengesat tek dialogu, përmbahuni nga veprimet e njëanshme

Dijalog, Brisel, trilaterala
Burim: Društvena mreža "X"

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Polonisë në Sërbi Kamila Duda Kavecka, ka thënë se egzistojnë pengesa tek dialogu mes Kosovës dhe Sërbisë që duhet të tejkalohen, duke thënë se është e nevojshme të përmbahen nga veprimet e njëanshme sepse ato gjithmonë sjellin disa tensione, transmeton Telegrafi.

Në intervistën për Tanjug, pyetjes nëse gjatë kohës së kryesimit të BE nga Polonia që nis prej 1 janarit, mund të shkohet deri tek përparimi në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Duda Kavecka tha se është temë e vështirë dhe se aktualisht egzistojnë disa pengesa të cilat duhen kapërcyer.

"Shpresojmë dhe mbajmë gishtat e kryqëzuar që përparimi është i mundur. Dialogu përballet me disa pengesa, por si për Sërbinë ashtu dhe për Kosovën vijon të jetë thelbësore përmbushja e pritshmërive të të dy palëve dhe në të njëjtën kohë mendoj se është shumë e këshillueshme që të përmbahen nga veprimet e njëanshme sepse ato gjithmonë çojnë në disa tensione. E dini se me gjasa duhet vetëm të emërojmë përfaqësuesin e ri special për dialog. Mbajmë gishtat të kryqëzuar për të. Të shikojmë si do të jetë por që shpresojmë për më të mirën” tha Duda Kavecka.

Kjo e fundit tha se prioritetet e Polonisë gjatë presidencës së BE do të jenë siguria në të gjitha dimensionet e mundshme, por që në listën e prioriteteve të larta ngelet dhe zgjerimi i

Bashkimit Europian. Ajo konstatoi se Polonia po merr presidencën në periudhën e pasigurisë së madhe dhe tensioneve ndërkombëtare, sipas të cilës lajtmotivi kryesor i presidencës do të jetë siguria, mbi të gjitha ushtarake, e cila është më e dukshme por edhe siguria informative, energjetike dhe ekonomike.

"Qëllimi ynë, për shembull, është të përmirësojmë furnizimin e BE me barna. Zgjerimi, natyrisht, mbetet ndër prioritetet e BE. Kështu ndodhi jo vetëm për shtetin tonë, por edhe për Hungarinë, e cila mbante presidencën para nesh. Sinqerisht shpresojmë të mbajmë vrullin në procesin e zgjerimit dhe të ruajmë dinamikën e procesit. Sinqerisht shpresojmë që hapat përpara do të ndërmerren gjatë këtyre gjashtë muajve të Këshillit tonë kryesues” tha Duda Kavecka.

Ajo theksoi se zgjerimi për Poloninë përherë ka qenë pjesë e rëndësishme dhe se ky vend beson mënyrën më të mirë për të promovuar janë vlerat europiane dhe rregullat europiane.

“Sipas opinionit tonë, zgjerimi duhet të jetë proces i bazuar në merita. Pra, nuk dëshirojmë të bëjmë dallime mes askujt. Do të veprojmë si ndërmjetës i ashtuquajtur i ndershëm. Do të udhëheqim takimet e Këshillit të BE por tek zgjerimi duket se do të mbështetemi edhe tek institucionet e BE dhe më e rëndësishmja tek vendet e tjera anëtare” tha ajo.

Duke folur rreth bashkëpunimit mes Sërbisë dhe Polonisë, theksoi se është e bindur se përherë ka më shumë hapësirë ​​për investime, qoftë polake në Sërbi apo sërbe në Poloni sikurse dhe  kryeministri Donald Tusk me rastin e vizitës në Sërbi në tetor, mori me vete dhjetëra përfaqësues të kompanive më të mëdha polake, veçanërisht nga sektorët e minierave dhe energjitikës.

“Dëshirojmë të promovojmë Sërbinë mes sipërmarrësve polakë si vend me mundësi të mëdha dhe njëkohësisht dëshirojmë të inkurajojmë sipërmarrësit sërbë që të vendosin investimet e tyre në Poloni” tha Duda Kavecka.

Kjo e fundit tha se shkëmbimi tregtar mes Sërbisë dhe Polonisë, tashmë është mjaft domethënës dhe për të tretin vit radhazi i ka kaluar 2 miliardë euro.

"Shpresoj se mund të vazhdojmë me këtë trend dhe shkëmbimet tregtare t’i kemi edhe më të mëdha. Jemi të përkushtuar të mbështesim Sërbinë tek modernizi, kemi pritshmëri të mëdha në shumë fusha-teknologji e gjelbër, IT, do të jemi në gjendje të punojmë me ju, për shembull, në përmirësimin e cilësisë së ajrit, trajtimin e kanalizimeve apo prodhimit industrial, ndërsa kemi dhe mjaft përvojë të gjerë dhe në modernizimin e termocentraleve me qymyr. Ndaj ju qëndrojmë në dispozicionin dhe shpresojmë për më të mirën” tha Duda Kavecka.

Sipas fjalëve të saj, Polonia mbështet politikën e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht në këtë situatë aktuale gjeopolitike dhe të sigurisë në Europë.

"Kemi mbështetur vazhdimisht përpjekjet e të gjitha vendeve kandidate në rrugën e tyre të anëtarësimit. Dëshirojmë që Sërbia të shfrytëzojë vrullin aktual tek procesi dhe të përdorë plotësisht Planin e Rritjes që sapo është miratuar gjatë presidencës hungareze. Besojmë se kjo është mundësi e madhe për Sërbinë për të zbatuar reformat e nevojshme, por dhe të përshpejtojë procesin dhe t’a shfrytëzojë sa më mirë për vendin dhe qytetarët e saj" tha përfaqësuesja polake në Sërbi.

Pyetjes se çfarë pret nga viti 2025, Duda Kavecka tha se do të dëshironte të ishte më i qetë se viti 2024, por profesionalisht si diplomate, vështirë të qëndrojë optimiste duke pasur parasysh tensionet që shikojmë tani kudo në botë.

“Lufta në Ukrainë, lufta në Lindjen e Mesme, pasojat e rënies së regjimit të Asadit në Siri. Të gjitha këto janë rrethana që sigurisht do të ushtrojnë presion të madh mbi komunitetin ndërkombëtar. Ndaj dëshiroj vetes dhe Sërbisë që 2025 të jetë vit i përparimit të madh në afrimin e Sërbisë tek BE dhe që Sërbia të jetë lider në mbarë rajonin” tha Duda Kavecka.