Due dhe Sorensen për mbështetjen e përbashkët të dialogut, stabilitetit dhe të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë
Burim: X
Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të KB për Kosovën dhe shefi i Unmikut Peter Due, është takuar dje në Bruksel me përfaqësuesin special të Unionit Europian për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, Peter Sorensen.
Sikurse ka publikuar Unmik në rrjetin social “X“, është biseduar rreth asaj sesi përpjekjet e tyre mund të përmbushin qëllimin për mbështetjen e dialogut, stabilitetit, si dhe të drejtat dhe interesat e të gjitha komuniteteve.
“Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të KB për Unmik Peter Due, është takuar dje në Bruksel me Piter Sorensen. Biseduan rreth asaj sesi përpjekjet e tyre të mund të përmbushin mes tyre në ofrimin e mbështetjes në dialog, stabilitet, si dhe të drejta dhe interesat e të gjitha komuniteteve, për hir të Kosovës së paqtë dhe të begatë” bëhet e ditur në publikim.
0 komentet