Sorensen falenderon Plenkoviqin për mbështetjen e Kroacisë tek dialogu

Sorensen i Plenković
Burim: društvena mreža x/Peter Sorensen

I dërguari special i Unionit Europian për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Peter Sorensen është takuar me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq të cilin e falenderoi për mbështetjen e Kroacisë në dialogun të cilin sikurse tha me përkushtimin e tij përmirësohet normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Sërbisë.

Sorensen dhe Plenkoviq biseduan në Zagreb ku u mbajt Konferenca e ambasadorëve të Kroacisë.

“Është mirë të jesh në Zagreb. Është kënaqësi e vërtetë t’i drejtohem Konferencës së Ambasadorëve të Kroacisë dhe të shkëmbej opinione me kryeministrin Andrej Plenkoviq. Mirënjohës për mbështetjen e fortë të Kroacisë për dialogun dhe angazhimin për të përmirësuar normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Sërbisë” shkruan Sorensen në rrjetin social “X”.