Edhe këtë vit diaspora sërbe në Nju Jork tregoi pozitën e vështirë të sërbëve në Kosovë

Njujork, bilbordi o teškoj situacijo Srba na Kosovu
Burim: Kosovo Online

Sikurse dhe vitin e kaluar, gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe këto ditë në rrugët e Nju Jorkut, rreth selisë së organizatës botërore, kanë qarkulluar tre kamionë me billbordera me të cilën diaspora sërbe në SHBA dëshiron të tërheqë vëmendjen ndaj situatës së vështirë në të cilën jetojnë sërbët në Kosovë.

Në aksion për të rritur ndërgjegjësimin e publikut amerikan dhe botëror, në video-fotot e të tre kamionëve janë vendosur pamje me foto të krimeve të UÇK që alternoheshin, por dhe ato që denonconin situatën reale në të cilën jeton popullsia sërbe, e cila është nën presion të vazhdueshëm nga autoritetet në Prishtinë.

Në emër të diasporës sërbe që organizoi aksionin, Aleks Mitroviq i tha Kosovo Onlajn se ata dëshirojnë të nxjerrin në pah situatën që po zgjat shumë.

"Dje, presidenti i SHBA Donald Tramp, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, deklaroi se çështja e Kosovës e Metohisë, pra lufta në Kosovë, u zgjidh. Megjithatë ne sot jemi para KB si përfaqësues të sërbëve, për të tërhequr vëmendjen ndaj situatës reale në Kosovë e Metohi, e cila ende vazhdon", tha Mitroviq.

Ai tregoi se kjo është hera e dytë që ata kanë organizuar aksion të tillë, i cili duhet të zgjojë ndërgjegjësimin e amerikanëve dhe bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me gjithçka që po kalon popullsia sërbe në Kosovë.

"Dëshirojmë t'i tregojmë bashkësisë ndërkombëtare torturat dhe dhunën konstante me të cilat përballen sërbët në Kosovë e Metohi", tha Mitroviq.

Ky i fundit theksoi se amerikanët nuk janë mjaftueshëm të njohur me situatën dhe rrethanat e vështira në të cilat jetojnë sërbët në Kosovë.

"Çështja e Kosovës u përmend, mund të thuhet, në fjalimin më të rëndësishëm në nisje të debatit të përgjithshëm të AP të KB dhe kaloi pa asnjë nënpyetje, çka na flet mjaftueshëm se njerëzit nuk janë të informuar. Sidomos shtetasit e SHBA", tha ai.

Me këtë akt, tha ai, dëshirojmë të kontribuojmë që të mos harrohet pozita e vështirë e sërbëve në Kosovë.

"Ndonëse tashmë në Sërbi duket se opinionet janë të ndara, mendoj se të gjithë mund të bashkohemi rreth çështjes së Kosovës e Metohisë, dhe kjo është që Kosova e Metohia është zemra e Sërbisë, përherë ka qenë dhe përherë do të jetë", theksoi Mitroviq.