Ellek dhe Simiq me Barbanon: Euleks të forcojë mbikqyrjen e veprimeve të Policisë Kosovare ndaj sërbëve
Kryetari i Listës Sërbe Zllatan Ellek dhe shefi i grupit parlamentar të kësaj partie Igor Simiq janë takuar sot me shefin e Euleksit Xhovani Barbano me të cilin kanë biseduar rreth pozitës aktuale të popullit sërb në Kosovë.
Sikurse njofton Lista Sërbe, gjatë takimit vëmendje të veçantë i’u kushtua shkeljeve të panumërta të të drejtave të popullit sërb si dhe veprimeve të Policisë Kosovare dhe inspektimeve nga niveli qëndror ku sikurse vlerësuan, kërcënojnë direkt të drejtat e tyre themelore dhe minojnë punën e kryekomunarëve sërbë dhe organeve komunale.
“Përfaqësuesit e Listës Sërbe kërkuan nga Euleks që në përputhje me mandatin e vet, të qëndrojë aktivshëm i angazhuar dhe shtrijë aktivitetin e mbikqyrjes të punës së Policisë Kosovare, të kontribuojë aktivisht në respektimin e ligjeve, standarteve policore, si dhe të drejtat e sërbëve të arrestuar apo të ndaluar”, bëhet e ditur nga kjo parti.
Në takim, shtohet në njoftimin e Listës Sërbe, gjithashtu u bisedua rreth nevojës së gjendjes së zgjidhjes në lidhje me zbatimin e ligjit për të huajt dhe atë të automjeteve. U theksua dhe nevoja për t'i bërë procedurat administrative sa më të lehta për qytetarët, si dhe për të gjetur në afat sa më të shkurtër zgjidhje të qëndrueshme që do të mundësojë përdorimin pa pengesë të automjeteve.
"Lista Sërbe do të vazhdojë të insistojë në respektimin e të drejtave të popullit sërb dhe zbatimin konsistent të ligjit, me qëllim ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve", shtohet në deklaratë.
0 komentet