Euleks: Po ndjekim situatën e sigurisë në Kosovë
Misioni i Unionit europian për sundimin e ligjit në Kosovë (Euleks) informon sot se në përputhje me mandatin e vet, vijon të ndjekë me kujdes situatën në Kosovë ashtu sikurse për të “ndërgjegjësuar situatën”, është formuar njësia policore e Misionit, e cila ndërmerr patrulla të lëvizshme të zbulimit 24 orë në shtatë ditë të javës, raporton RTV.
Pyetjes së Tanjugut nëse kanë për synim të forcojnë prezencën në zonat sërbe në veri të Kosovës pas kërcënimeve të shpeshta në të cilat sërbët janë të ekspozuar çka e kanë kërkuar dhe përfaqësuesit sërbë, nga Euleks theksohet se ky Mision angazhohet me kërkesë të shprehur të përgjigjes së parë të sigurisë, pra Policisë Kosovare me qëllim kontributin e dhënë për ruajtjen dhe përmirësimin e rendit dhe sigurisë publike.
“Euleks të gjithë këtë e bën në koordinim me Policinë Kosovare dhe KFOR në përputhje me mekanizmin e reagimit të sigurisë në tre nivele, ku Policia Kosovare është reagimi i parë i sigurisë, Euleks i dyti dhe KFOR i treti. Siguria e të gjitha komuniteteve në Kosovë, mbetet prioriteti ynë parësor. Si Mision nga njëra anë ne jemi vigjilentë dhe të gatshëm për të mbështetur sigurinë e Kosovës dhe popullsinë vendase dhe nga ana tjetër, jemi të përkushtuar të mbështesim autoritetet kosovare përfshirë Policinë Kosovare”, thuhet në përgjigjen e Euleks për Tanjug.
Kohët e fundit sërbët në Kosovë gjithmonë e më shpesh janë të ekspozuar nga sulmet prej shqiptarëve, ndërsa rasti i fundit ishte shkrimi në murin e shtëpisë së familjes Gjurkoviq në fshatin Gojbul pranë Vuçiternës të inicialeve "UÇK" dhe emrin e Faton Hajrizit.
Prej fillimit të këtij viti e deri më sot më 28 korrik kanë ndodhur 72 incidente etnikisht të motivuara ndaj sërbëve në Kosovë, ndërsa prej vitit 2021 kanë ndodhur gjithsej 128.
0 komentet