Kfor: Situata momentale në Kosovë e qetë, por vazhdon të jetë e brishtë

Kfor kontrliše administativnu liniju
Burim: Facebook

Kryeministri kosovar Albin Kurti shkruajti dje në rrjetet sociale se “vetëm disa metra larg nga kufiri me Kosovën janë vënë re njësitë speciale të Ushtrisë së Sërbisë" në të cilën ka reaguar dhe shefi i Komisionit për zbatimin e marrëveshjes Tekniko-Ushtarake kolonel Zoran Jovanoviq i cili tha se bëhet fjalë rreth vazhdimit të fushatës dizinformuese të ndërmarrë kundër Ushtrisë së Sërbisë dhe forcave të sigurisë së Republikës së Sërbisë, ndërsa tashmë ka folur edhe Kfor.

Pyetjes së Kosovo onlajn sesi i komenton pretendimet e kryeministrit kosovar Kurti, prej Kfor na ka mbërritur përgjigja se "situata momentale në Kosovë është e qetë, por vijon të mbetet e brishtë".

"Pas tensioneve të fundit, kemi dislokuar rreth 1.000 ushtarë shtesë në Kosovë dhe rritur prezencën e Kfor në veri të Kosovës. Gjithashtu kemi trefishuar numrin e patrullimeve, përfshirë dhe linjën e gjatë administrative. Si rjedhojë Kfor ka prezencë të dukshme fleksibële në mbarë Kosovën, çka i mundëson misionit tonë të ndjekë me kujdes çdo zhvillim përkatës të sigurisë dhe të reagojë ndaj të gjitha situatave që ndikojnë në mjedis të sigurt. Qëllimi ynë është të ndalim eskalimin, ndërsa ne jemi të gatshëm dhe të pajisur për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur mandatin tonë të KB për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes. Do të vazhdojmë t’a bëjmë këtë në mënyra të ndryshme, përfshirë ndër të tjera-patrullimet, angazhimin me popullatën vendase dhe dialog të rregullt me ​​një gamë të gjerë kolegësh, përfshirë përfaqësuesit e organizatave të sigurisë në Kosovë, shefin e Shtabit të Ushtrisë së Sërbisë, Misionin e BE për sundimin e ligjit (EULEX), Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, OSBE dhe trupin diplomatik” bëhet e ditur në përgjigjen e Kfor.

Më tej në përgjigje theksohet se "Kfor operon në bashkëpunim të ngushtë me policinë kosovare dhe Euleks, si i pari dhe i dyti janë përgjigjur me siguri”.

"Duke bërë këtë, KFOR do të vijojë të krijojë kornizën e sigurisë së nevojshme për mbështetjen e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, në mënyrë që çështjet e pazgjidhura të zgjidhen për të mirën e të gjitha komuniteteve. Besojmë se të gjitha palët duhet të përmbahen nga eskalimi i veprimeve dhe retorika përçarëse dhe se në mirëbesim të angazhohen tek dialogu që udhëheq BE. Sikurse tha sekretari i përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg gjatë vizitës së tij në rajon nëntorin e kaluar, stabiliteti varet nga të gjitha palët që zgjedhin dialogun dhe diplomacinë, në vend të konfliktit dhe dhunës” shkruhet në përgjigjen e Kfor dhënë redaksisë sonë.