Ferguson: Sërbëve në veri të Kosovës u nevojitet mbështetje e veçantë, po mundohemi të ndihmojmë
Ambasadori i Britanisë së Madhe Eduard Ferguson ka thënë se të gjitha bashkësitë në Kosovë duhet të jenë të mbrojtura dhe që komuniteti sërb në veri nuk bën përjashtim duke thënë se u nevojitet mbështetje e veçantë, transmeton RTV.
Ferguson në një intervistë për revistën “Diplomacy&Commerce”, pyetjes sesa janë shancet që problemi i Kosovës për të ndaluar që të “vrasë” marrëdhëniet e Sërbisë me vendet perëndimore që njohin Kosovën, u përgjigj se Beogradi dhe Prishtina duhet të gjejnë mënyrën që të zgjidhin çështjet e hapura mes tyre.
“Britania dhe Sërbia nisen nga pozicione të ndryshme sepse ne e njohim Kosovën si shtet sovran e të pavarur. Por ajo çka është e rëndësishme, është se për çfarë mund të pajtohemi. Dhe pajtohemi për shumicën e gjërave. Jam dakord që të gjitha komunitetet duhet të mbrohen dhe duhet të jenë në gjendje të jetojnë të sigurt, të zhvillojnë bizneset e tyre dhe të rrisin familjet. Për shembull, komuniteti sërb në veri të Kosovës nuk bën përjashtim. U nevojitet mbështetje e veçantë dhe ne përpiqemi t'i ndihmojmë kudo që mundemi. Sërbia duhet të përdorë potencialin sesi të zgjidhë çështjet e hapura me shumë nga fqinjët e vet. Këtu nuk është vetëm Kosova, por edhe Bosnjë-Hercegovina, Kroacia etj”, tha Ferguson.
Pyetjes se ku ka ende hapësirë për përmirësim të marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Britanisë së Madhe, u përgjigj se janë arritur disa rezultate, veçanërisht në fushën e tregtisë.
“Këtë vit për herë të parë tejkaluam vlerën vjetore të tregtisë mes Sërbisë dhe Britanisë së Madhe prej një miliard paund. Ajo çka më duket veçanërisht interesante dhe emocionuese, është se rritja më e madhe është regjistruar në sektorët më modernë-teknologjitë e reja, sektori dixhital, energjia e rinovueshme dhe të ngjashme" tha Ferguson.
Ky i fundit shtoi se janë arritur marrëveshje me Ministrinë e Tregtisë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.
"Besoj se e ardhmja në këtë fushë është shumë e ndritshme. Do të doja të shikoja pak më shumë marrëdhënie mes njerëzve tanë. Nga përvojën ime, çdo herë kur britanikët dhe sërbët takohen, zbulojnë se kanë shumë të përbashkëta. Kjo më jep shumë optimizëm për të ardhmen” tha Ferguson.
Sipas fjalëve të tij, kur po përgatitej për këtë punë në Londër dhe Uashington, shumë nga ato që kishte dëgjuar për Sërbinë nuk ishin aq optimiste.
“Dëgjoni për tensione me fqinjët. Dëgjoni rreth diskutimeve për të kaluarën. Vetëm kur mbërrita këtu, zbulova kaq shumë histori të mira. Kaq shumë gjëra emocionuese po ndodhin. Kaq potencial egziston këtu. Dhe mendoj se sigurisht e kaluara nuk mund të harrohet, por do të doja që njerëzit të mendojnë më pak për të kaluarën dhe më shumë për të ardhmen, sepse besoj se këtu egziston e ardhme fantastike”, tha Ferguson.
Pyetjes nëse mendon se njerëzit në këto hapësira më shumë janë të orjentuar tek ngjarjet e viteve ’90, Ferguson u përgjigj me siguri.
“Njerëzit shpenzojnë mjaft kohë duke menduar për të kaluarën. Ky nuk është vetëm problem sërb. Besoj se dhe Britania e shikon Sërbinë shpesh nga prizmi i viteve ‘90. Na duhet t'i kthehemi të tashmes dhe të mendojmë për të nesërmen. Sepse, nëse shikojmë historinë tonë, kemi qenë miq shumë të mirë në shumicën e pjesës së 200 viteve të fundit. Pra, e rëndësishme të kuptojmë, të kujtojmë dhe të mësojmë nga e kaluara, por të mendojmë për të ardhmen”, tha Ferguson.
Pyetjes sesi e shikon Britaninë e Madhe tetë vjet pas Brexit, Ferguson u përgjigj se më shumë se kaq, Britania është aty ku ka qenë gjithmonë.
"Tani kemi qeveri të re që ka qenë mjaft e qartë se dëshiron të resetojë marrëdhëniet tona me Bashkimin Europian dhe mbarë Europën, përfshirë vendet joanëtare të BE si Sërbia" tha Ferguson.
I pyetur rreth krizës aktuale në Lindjen e Mesme, Ferguson thotë se situata është mjaft shqetësuese.
“Për sa i përket situatës mes Izraelit dhe Palestinës, theksojmë mjaft qartë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Gjithashtu, pengjet që mbahen prej një viti në kushte të tmerrshme, duhet të lirohen menjëherë. Por është gjithashtu e nevojshme që menjëherë të shkohet tek armëpushimi. Kushtet me të cilat përballen civilët në Gaza janë krejtësisht të papranueshme. Duhet të shikojmë përmirësime të dukshme. Civilët duhet të jenë të sigurt ndërsa ndihma humanitare me sasi të mëdha, duhet të arrijë tek ta. Ky është fokusi ynë" tha Ferguson.
Pyetjes nëse prania e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq në festën e ditëlindjes së monarkut britanik këtë verë është shenjë e raporteve të mira mes Sërbisë dhe Britanisë së Madhe, Ferguson u përgjigj se kjo është shenjë që presidenti Vuçiq sikurse dhe Britania dëshirojnë marrëdhënie të mira mes dy vendeve.
“Mendoj se kjo është gjë e mirë. Kam qenë i emocionuar që erdhi në festën e ditëlindjes së mbretit tonë, ndërsa vetëm para disa javëve çeli konferencën e parë rreth tregtisë mes Britanisë së Madhe dhe Ballkanit Perëndimor që e mbajtëm këtu në Beograd” tha Ferguson.
0 komentet