Formohet Grupi i Punës për ndaljen e pranimit të Kosovës në KE

Vlada Srbije
Burim: Kosovo Online

Qeveria e Sërbisë formoi Grupin e Punës për koordinimin e aktiviteteve të organeve shtetërore të cilat do të luftojnë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës. Grupin do t’a udhëheqë zv kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq, ndërsa ndihmësi i tij do të jetë drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq. Sikurse bën të ditur Kosovo onlajn, menjëherë sot është njoftuar takimi i parë.

Detyra e Grupit të Punës është të ndërmarrë akte në planin e ndaljes së pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës dhe ngarkohet të operojë ndaj përfaqësuesve të shteteve anëtare të Këshillit të Europës dhe shteteve të tjera në këtë drejtim.

Përveç Daçiqit dhe Petkoviqit të cilët do të jenë në krye të Grupit të Punës, anëtarë të këtij ekipi janë dhe ministri tregtisë së jashtme e të brendshme Tomisllav Momiroviq, ministrja për integrimin europian Tanja Mishçeviq, zv ministrja e punëve të jashtme për bashkëpunim multilateral Katarina Llalliq dhe këshilltarja për politikë të jashtme e presidentit të Republikës Tatjana Joviq.

Në Grupin e Punës janë dhe shefja e kabinetit të drejtorit të Zyrës për K&M Bojana Angjellkoviq, drejtori i Zyrës për koordinimin e punëve në procesin negociator me institucionet e përkohshme të vetqeverisjes në Prishtinë Millan Raviq, zv drejtori i Zyrës për koordinimin e punëve në procesin negociator me institucionet e përkohshme të vetqeverisjes në Prishtinë Marko Antiq, shefi i kabinetit të kryetares së Kuvendit Popullor Millosh Popoviq, ndihmës sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Petar Janjiq, shefja e delegacionit të Kuvendit Popullor në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës Biljana Pantiq Pilja, ambasadorja Aleksandra Gjuroviq, ndihmës ministri i mbrojtjes Predrag Bandiq, këshilltari në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë Nikolla Stojanoviq, ndërsa për sekretar është zgjedhur Marko Mushiq mëson Kosovo onlajn.

Grupi i Punës u formula me kërkesë të presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq ku e kërkoi këtë në seancën e jashtëzakonshme të Qeverisë.