Gajiq: Interesa të ndryshme të fuqive të mëdha rreth Kosovës dhe Nagorno-Karabakut

Aleksandar Gajić
Burim: Kosovo Online

Me rastin e operacionit ushtarak të Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak, pas të cilës Baku-ja shpalli fitoren, Aleksandar Gajiq nga Instituti për studime europiane thotë se se kur bie fjala tek ky konflikt në rajonin kaukaz, ka dallime të shumta sesa përafërsi me rastin e Kosovës, duke shtuar se dhe egzistojnë interesa të ndryshme të fuqive të mëdha botërore për këto dy çështje, sipas të cilës, standartet ndërkombëtare interpretohen ndryshe.

"Bëhet fjalë pikërisht të paktën për sa u përket fuqive perëndimore, për interpretim të dyfishtë dhe hipokrit të standardeve ndërkombëtare në përputhje me atë që u vjen për shtat. Në rastin e Kosovës dhe Metohisë, fuqitë perëndimore besojnë se ata kanë pasur e drejtë për vetëvendosje, ndërsa në rastin e Nagorno-Karabakut, besojnë se nuk e kanë atë të drejtë” tha Gajiq për Kosova Onlajn.

Siç shprehet ai, fjala është rreth dy konflikteve të ngrira që lindën në hapësirat postsocialiste dhe kjo pas rënies së shteteve komplekse federale, ku një kombësi, e cila kishte shumicën në zonën e një rajoni autonom, u shkëput nga republika përkatëse.

Megjithatë, ai thekson se këtu egziston dallim me rastin e Kosovës dhe Nagorno-Karabakut, dhe ajo reflektohet në faktin se kushtetuta sovjetike u lejonte provincave dhe kombësive që jetonin në to, të kishin të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje, ndërsa kushtetuta e RSF të Jugosllavisë këtë nuk e lejonte për pakicat kombëtare, pasi i konsideronte se të drejtën për vetëvendosje e kanë vetëm popujt që kanë republikat amë në kuadër të RSFJ.

Ngjashmëritë, siç thotë ai, janë se bëhet fjalë rreth konfliktit ndëretnik dhe ndërkonfesional.

Gajiq bën të ditur se në rastin e Kosovës, konflikti është mes sërbëve ortodoksë dhe shqiptarëve myslimanë, ndërsa në Azerbajxhan, pra Nagorno-Karabaku është konflikt mes armenëve, të cilët janë kristianë monofizitë dhe azerëve të cilët janë myslimanë shiitë.

“Këto janë konflikte shumëshekullore për shkak të ndryshimit të strukturës etnike në këto hapësira të shkaktuara nga ndikimi i perandorive të mëdha dhe ndikimet e tyre gjeopolitike”, tha ai.

Gajiq bën të ditur se një ngjashmëri tjetër është se të dy hapësirat konfliktuale ndodhen në zonë të rëndësishme gjeopolitike periferike-Kosova në pjesën qëndrore të Ballkanit, e cila përfaqëson indin lidhës midis Europës qëndrore, Euroazisë dhe Lindjes së Mesme dhe Detit Mesdhe, ndërsa konflikti armeno-azer ndodhet në jugun Transkaukazin dhe Kaukazi është ndarje mes Lindjes së Mesme dhe Euroazisë ose stepave ruse.

“Këtu janë dhe ndikime të rëndësishme të fuqive të mëdha rajonale” bën të ditur Gajiq, hulumtimi i të cilit është rajoni i Kaukazit dhe shton se në rastin e Kosovës, shikojmë ndikimet e BE, Gjermanisë, Turqisë nga Lindja e Mesme, Rusisë nga thellësitë e kontinentit dhe amerikanët, d.m.th. Atlantistët të cilët janë zotër të deteve përfshirë këtu dhe Mesdheun, ndërsa në zonën e Nagorno-Karabakut pra Kaukazit, ndeshen ndikimet e Turqisë dhe Iranit nga njëra anë dhe SHBA dhe Rusisë nga ana tjetër.

"Sa i përket përfundimit, konflikti në Nagorno-Karabak më shumë i ngjan konfliktit në Kroaci, në lidhje me shkëputjen e Republikës Sërbe të Krajinas sesa konfliktit në Kosovë. Pasi kur Azerbajxhani donte të ndahej nga Bashkimi Sovjetik, popullsia e Nagorno-Karabakut, e cila ishte me shumicë armene, nuk donte të qëndronte në Azerbajxhan, por të shkëputej dhe t'i bashkohej Armenisë mëmë, për këtë në fillim të shekullit XX gjatë Luftës së Parë Botërore, armenët në këtë hapësirë përjetuan genocid nga ana e azerëve dhe turqve të ngjashëm me sërbët në Kroaci, që përjetuan genocid në NDH nga ana e kroatëve dhe regjimit ustash” tha ai.

Gajiq thekson se këto janë ngjashmëri dhe vëren se dallimet mes dy rasteve janë akoma më të shumta, si dhe se përfundimet janë të ndryshme sepse në këtë konflikt në vitet nëntëdhjetë, armenët fituan dhe krijuan shtetin de facto të panjohur të Nagorno-Karabakut, të cilën ata e quajnë Artsakh, ndërsa në rastin e Republikës Sërbe të Krajinas, Kroacia përmes aksionit ushtarak “Stuhia” shkatërroi këtë krijesë shtetërore.

"Kur është fjala për Kosovën e Metohinë, ajo prej ndërhyrjes së huaj ushtarake të fuqive të mëdha, u shkëput faktikisht nga sovraniteti i Sërbisë, por sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB dhe të drejtës publike ndërkombëtare, mbeti de jure pjesë e Sërbisë dhe vetëm në vitin 2008 shpallën pavarësinë e diskutueshme, pra pavarësi ku një numër shtetesh e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa të tjerët jo. Në rastin e Nagorno-Karabahut, çështja është më e thjeshtë, Karabaku është territor i pavarur i vetëshpallur që praktikisht askush në KB nuk e ka njohur, madje as Armenia, e cila ishte sponzori i saj de fakto” tha Gajiq.

Pyetjes se përse shumica në BE dhe SHBA kanë qëndrime të ndryshme për çështjen e Nagorno-Karabakut dhe për çështjen e Kosovës, Gajiq thotë se bëhet fjalë për raporte të dallueshme të interesave në këtë hapësirë.

Në Kaukaz, siç përsëriti, ndikim kanë dy fuqi rajonale-Turqia dhe Irani, të cilat mes tyre janë rivale dhe kanë marrëdhënie historikisht të ndryshme si me azerët ashtu edhe me armenët. Këtu shton ai, ndikimi i Rusisë ishte dominues në Lindjen e Mesme dhe rezultati i këtij konflikti në vitet nëntëdhjetë më shumë varej prej ndikimit rus.

"Megjithatë, ndryshimi është se ndikimi i fuqive të mëdha në Nagorno-Karabakh me kalimin e kohës ndryshoi, kështu që Rusia nga pozita proarmene, kaloi në pozicion neutral. Azerbajxhani i’u afrua Rusisë shkathtësisht dhe mençurisht në çështje të ndryshme ekonomike dhe çështjeve të tjera, ndërsa Turqia mbeti në mbështetje të Azerbajxhanit, ndërsa Armenia, në këtë pozicion disi të vetmuar në mbrojtjen e Nagorno-Karabakut, filloi të hiqte dorë nga ndihma e Rusisë dhe t'i drejtohej BE dhe SHBA të cilat nuk mund t'u jepnin atyre ndihmë efektive. Për këtë, pozicioni i tyre ishte i kërcënuar dhe sërish nga ana tjetër, Irani shikonte para së gjithash interesat e veta dhe jo aq shumë interesat e Armenisë, kështu që rezultati është i ndryshëm”, tha ai.

Në rastin e Kosovës, siç thotë, pozicioni i fuqive të mëdha ka ngelur i pandryshuar në raport me vitin 1999.

Nga njëra anë BE dhe SHBA mbështetën shkëputjen e Kosovës dhe besojnë se është shtet sovran e i pavarur ku ka të drejtë të hyjë në organizatat ndërkombëtare dhe BE, precizon Gajiq dhe shton se nga ana tjetër Rusia dhe Kina dhe shumë fuqi rajonale nuk e njohin këtë shtet dhe besojnë se sipas Rezolutës 1244 është pjesë integrale e Republikës së Sërbisë nën protektorat ndërkombëtar të KB.

Gajiq thotë se duke qenë se pala armene, pra trupat e Artsakhut në Nagorno-Karabakh janë mposhtur ushtarakisht dhe janë në prag të kapitullimit, gjithçka që mund të bëjnë është të kërkojnë, me ndihmën e ndërmjetësimit, që kjo zonë të ri-integrohet në Azerbajxhan por që komuniteti etnik armen, i cili është shumicë në këtë zonë, t’i garantohet shkallë e lartë e autonomisë dhe të drejtat që kanë pasur, pra të parandalonte represionin dhe revanshizmin nga ana azere ndaj tyre.

Kjo tregon se Rusia është në favor të vendosjes së armëpushimit dhe se fuqitë e tjera të mëdha botërore këtë e mbështesin.

Gajiq thekson se vetë Armenia konsideron se Nagorno-Karabakh është pjesë e Azerbajxhanit, pra nuk shfaq pretendime për të mbështetur sovranitetin e vetshpalljes së Nagorno-Karabahut.