Gashiq me Krozeton: Sërbia çmon prezencën shumëvjeçare të Forcave të Armatosura të Italisë në KFOR
Ministri i mbrojtjes së Sërbisë Bratisllav Gashiq ka theksuar sot në bisedë me ministrin e mbrojtjes së Italisë Guido Krozeto se në planin e brendshëm kërcënimet themelore të sigurisë paraqet “proçesi i përpjekjes së shkëputjes së Kosovës e Metohisë“, duke shtuar se Sërbia çmon prezencën shumëvjeçare të pjestarëve të ushtrisë italiane tek KFOR.
"Në planin e brendshëm, kërcënim themelor paraqet proçesi i shkëputjes së Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë", tha Gashiq dhe theksoi se çështja e sigurisë së të gjithë qytetarëve në Kosovë, pavarësisht kombësisë dhe përkatësisë fetare, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjes Tekniko-Ushtarako, është vetëm në kompetencë të KFOR.
"Sërbia çmon praninë e vazhdueshme afatgjatë të Forcave të Armatosura të Italisë në Misionin KFOR", vuri në dukje Gashiq, sikurse bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Në takim u bisedua dhe rreth bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe situata e sigurisë në rajon, ndërsa bashkëbiseduesit shkëmbyen opinionet rreth situatës aktuale gjeopolitike dhe konfliktin në Lindjen e Mesme.
Gashiq ka theksuar se Sërbia është e përkushtuar për neutralitetet ushtarak, por që do të vazhdojë të zhvillojë dhe përmirësojë raportet me shtetet e tjera dhe aleancat ushtarako-politike, në përputhje me interesat e veta dhe bëhet fjalë për forcimin e sigurisë globale, rajonale e kombëtare.
Ministri vuri në dukje se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me Italinë, po zhvillohet nën respekt të ndërsjelltë, si dhe se ka hapësirë për përmirësimin e mëtejshëm në fushat me interes të përbashkët.
Theksoi se takimet e shpeshta të nivelit të lartë, janë rezultat i dialogut intensiv politik dhe Marrëveshjes së nënshkruar për Partneritet Strategjik të vitit 2009.
Gashiq e falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme për përparimin e Sërbisë në proçesin e integrimit europian dhe shtoi se për Ministrinë e Mbrojtjes, kjo vendosmëri strategjike operacionalizohet, para së gjithash, përmes kontributit në misione dhe operacione nën kujdesin e BE çka Sërbia kontribuon në krijimin e mjedisit sa më të sigurt.
Ai theksoi se angazhimi i përbashkët në misionin UNIFIL paraqet formën më domethënëse të bashkëpunimit mes forcave të armatosura të dy vendeve, të cilit i kontribuoi respekti dhe besimi i ndërsjelltë, çka janë parakushtet themelore për zbatimin me sukses të detyrave të vendosura.
Ministri i mbrojtjes falenderoi për pjesmarrjen pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Italisë në stërvitjen "Ujku i Platintë" në bazën Jug dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e ABHO e cila reflektohet veçanërisht në pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Ushtrisë Italiane në kurse të ndryshme në Qendrën ABHO në Krushevac.
Ministri i Mbrojtjes Krozeto falënderoi për mundësinë që të bisedonte rreth bashkëpunimit mes dy vendeve dhe theksoi se Italia, Sërbinë e shikon si partner të rëndësishëm në rajon dhe se të dy vendet janë të lidhura nga marrëdhënie tradicionalisht të mira dhe miqësore.
Ai përcolli dhe vendosmërinë e palës italiane për përmirësimin themelor të bashkëpunimit ushtarak dypalësh në fushën e mbrojtjes.
0 komentet