Gashiq: Këtë vit janë shënuar 181 incidente në zonën tokësore të sigurisë
Ministri i mbrojtjes së Sërbisë Bratisllav Gashiq ka thënë se qysh prej fillimit të vitit janë shënuar 181 incidente në zonën tokësore të sigurisë (KZB), si dhe janë kryer hetime nga ana e MPB për incidentin e 16 nëntorit, kur u hap zjarr ndaj patrullës së Ushtrisë së Sërbisë (VS).
Gashiq gjatë debatit në Kuvendin e Sërbisë, duke i’u përgjigjur pyetjes së deputetit se çfarë ndodhi më 16 nëntor në ZTS kur, sikurse raportuan mediat, grup shqiptarësh hapën zjarr ndaj pjestarëve të US e më pas ikën në drejtim të Kosovës, tha se rasti i’u raportua prokurorisë kompetente në Vranjë, e cila çeli hetim dhe se MPB ndërmori hetime.
"Prej nisjes së këtij viti e derimë sot, janë gjithsej 181 incidente në ZTS. Dhe ajo çka është e trishtueshme është se kurrë deri më tani askush nuk është shqetësuar për këto 180 sulme ndaj Ushtrisë së Sërbisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe sulmet ndaj pjestarëve të saj, por u mor si relevante ajo çka paraqiti e ashtuquajtura Policia Kosovare. As atëherë nuk u qëllua ndaj qenit ushtarak, u raportua në prokurorinë publike, përgjegjëse për territorin ku ndodhi incidenti dhe gjithçka u bë në përputhje me ligjin. Prokuroria në Vranjë nisi hetimet, u ndërmor hetim nga ana e MPB kështu që nuk mund të flas më shumë rreth kësaj", tha Gashiq.
Ky i fundit shtoi se për këtë u njohën dhe pjestarët e KFOR me të cilët Ushtria e Sërbisë ka komunikim të përditshëm.
0 komentet