Avokati Arsiq për vendimin ndaj Gjokoviqit: Kemi materiale të bollshme që do t’a rrëzojmë

Advokat Arsić
Burim: Kosovo Online

Mbrojtja e Millorad Gjokoviqit, avokatët Vasilije Arsiq dhe Nebojsha Vasiq theksuan se vendimi i sotëm që dënon me 10 vite burg, është i pakënaqshëm sepse mbrojtja arriti të provonte se Gjokoviq nuk asistoi në vrasjen e civilëve.

Avokati Vasilije Arsiq tha se Gjokoviq u dënua me 10 vite burg vetëm sipas pretendimeve të situatës se asistoi në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë gjatë vitit 1999. 

“Ne si mbrojtje do t’a ankimojmë këtë vendim por ajo çka është e mirë për mbrojtjen është se arritëm që të provojmë se Gjokoviq nuk asistoi në asnjë vrasje, ndonëse prokurori e akuzoi se mori pjesë në vrasjen e tetë njerëzve” tha Arsiq.

Ky i fundit tha se do t’a ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit.

“Spegimet e vendimit për tani janë mjaft të shkurtëra dhe të paqarta, kështu që nuk mundemi dot që të të shprehemi tërësisht për të gjithë vendimin, por me kolegun Dejan tashmë kemi qartësuar strategjinë për të shkruar ankimimin. Kemi material të mjaftueshme që të rrëzojmë këtë vendim për të cilën besojmë se është i padrejtë ndaj Millorad Gjokoviqit. Bërëm gjithçka që të provojmë pafajësinë e Gjokoviqit dhe besojmë se në procedurën ankimuese këtë do t’a konfirmojmë edhe më fort“, tha ai.

Avokati Dejan Vasiq vuri në dukje se mbrojtja është e pakënaqur pak me vendimin pasi gjykata Millorad Gjokoviqin e dënoi për një pikë të aktakuzës, ndërsa për dy të tjerat që ishin më të rëndësishmet dhe më të rëndat, u shpall i pafajshëm.

“Ajo pjesë e aktakuzës në vendimin e shkallës së parë u refuzua. Më duhet të theksoj se kjo trupë që gjykoi rastin e Millorad Gjokoviqit, në aspektin procedural, ishte më e pjekur se ajo që gjykoi para Sektorit të Veçantë të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe misteri se përse Milloradi u dënua për atë pjesë që lidhet me ndalimin e paligjshëm të civilëve që me gjasa do të hiqet nga Gjykata e Apelit në procedurën ankimuese” tha Vasiq.

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi sot në shkallën e parë dënoi me 10 vite burg Millorad Gjokoviqin nga Vitomirica afër Pejës për krime lufte të kryer në vitin 1999. 

Mbrojtja ka të drejtën e e ankimimit në Gjykatën e Apelit brenda 30 ditësh.

Gjokoviq në maj të vitit 1999, si pjestar i forcave policore e ushtarake të Sërbisë, asistoi në vrasjen e civilëve në fshatin Ozdrim pranë Pejës. U arrestua në qershor të vitit 2022 e prej atëherë ndodhet në paraburgim.

Gjokoviq ishte i vetmi sërb që jetonte në Vitomiricë, ku shtëpia e tij u dogj në pogromin e marsit të vitit 2004. Në Vitomiricë u kthye në vitin 2008. Pas kthimit, familja shqiptare Prekaj që shfrytëzonte pronën e tij, akuzoi Milloradin se personalisht kishte vrarë babanë e tyre. Ndonëse më vonë doli se fatkeqi Sadri Prekaj humbi jetën pas luftës në aksident automobilistik, toka e Milloradit e as e drejta për t’a punuar, nuk i’u kthyen.

U pasua me peticion nga 400 banorë të fshatit fqinj Dubovo, të cilët akuzuan Gjokoviq se është fajtor dhe për atë çka ushtria e Mbretit Nikolla vrau 12 shqiptarë në një truall toke në pronësi të Gjokoviqit në vitin 1913!

Disa vite para arrestimit të tij, Gjokoviq nisi proces me pushtetin vendor në Pejë për arrën që ai dikur e mori nga komuna dhe mbi të cilin ndërtoi shtëpinë. Ndonëse u mor vendim i formës së prerë, shtëpia kurrë nuk u riregjistrua në emër të Gjokoviqit. Ndërkohë, Gjokoviq në burg mori lajmin se shtëpia e tij u shemb. Miqtë e Milloradit në atë kohë thanë se ishin të bindur se ai do të kishte qenë i lirë, se nuk do të kishte pasur akuza për krime lufte, nëse vetëm do të kishte hequr dorë nga arra e tij, do të kishte hequr dorë nga shtëpia e tij dhe do të kishte hequr dorë nga e drejta për të jetuar në Metohinë e vet.