Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vite burg në shkallën e parë të gjyqësorit

Presuda Đoković
Burim: Kosovo Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar në shkallën e parë Millorad Gjokoviqin nga Vitomirica afër Pejës me 10 vite burg për krime lufte të kryera në vitin 1999. Mbrojtja ka të drejtë apelimi në Gjykatën e Apelit në afatin 30 ditor.

Shpallja e vendimit për Gjokoviq u shty më 27 korrik me kërkesë të mbrojtjes për mospërputhje në dëshminë e një dëshmitari, pas së cilës shqyrtimi gjyqësor u riçel.

Avokati i Millorad Gjokoviqit, Vasilije Arsiq tha atëherë se egzistojnë mospërputhje në deklaratat e dëshmitares së prokurorisë Nurie Krasniqi.

Ai tha se mbrojtja kërkoi plotësimin e procedurës sesi të sigurohen të gjitha provat e paraqitura nga dëshmitarja përgjatë procedurës paraprake.

Sipas aktakuzës, Gjokoviq në maj të vitit 1999, si pjestar i forcave policore e ushtarake të Sërbisë, asistoi në vrasjen e civilëve në fshatin Ozdrim pranë Pejës.

Ai u arrestua në qershor të vitit 2022 e prej atëherë ndodhet në paraburgim.
Gjokoviq ishte i vetmi sërb që jetonte në Vitomiricë, ku shtëpia e tij u dogj në pogromin e marsit të vitit 2004.

Milloradi në Vitomiricë u kthye në vitin 2008.

Pas kthimit, familja shqiptare Prekaj që shfrytëzonte pronën e tij, akuzoi Milloradin se personalisht kishte vrarë babanë e tyre. Ndonëse më vonë doli se fatkeqi Sadri Prekaj humbi jetën pas luftës në aksident automobilistik, toka e Milloradit e as e drejta për t’a punuar, nuk i’u kthyen.

U pasua me peticion nga 400 banorë të fshatit fqinj Dubovo, të cilët akuzuan Gjokoviq se është fajtor dhe për atë çka ushtria e Mbretit Nikolla vrau 12 shqiptarë në një truall toke në pronësi të Gjokoviqit në vitin 1913!

Disa vite para arrestimit të tij, Gjokoviq nisi proces me pushtetin vendor në Pejë për arrën që ai dikur e mori nga komuna dhe mbi të cilin ndërtoi shtëpinë.

Ndonëse u mor vendim i formës së prerë, shtëpia kurrë nuk u riregjistrua në emër të Gjokoviqit.
Ndërkohë, Gjokoviq në burg mori lajmin se shtëpia e tij u shemb.

Miqtë e Milloradit në atë kohë thanë se ishin të bindur se ai do të kishte qenë i lirë, se nuk do të kishte pasur akuza për krime lufte, nëse vetëm do të kishte hequr dorë nga arra e tij, do të kishte hequr dorë nga shtëpia e tij dhe do të kishte hequr dorë nga e drejta për të jetuar në Metohinë e vet.