Gavrani: Demokracia e Kurtit është kryesisht “në letër”, duhet të jetë e vlefshme për të gjitha komunitetet
Analistja politike nga Prishtina, Mimoza Gavrani, për Kosovo online ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, në të cilat ai mburret se Kosova është demokratike, duke thënë se demokracia nuk duhet të jetë vetëm “në letër” dhe se ajo duhet të jetë e vlefshme për të gjitha komunitetet.
Në pytjen se si i sheh mesazhet e Kurtit për gjendjen e demokracisë në Kosovë, respektimin e sundimit të ligjit dhe të drejtave të pakicave, në dritën e krizës në veri dhe gjithçka që kanë kaluar serbët në muajt e fundit, si dhe skandale të shumta korruptive të qeverisë, Gavrani thotë se Kurti ka të drejtë, sepse Kosova e ka demokracinë 'në letër'.
"Ne i kemi ligjet më të mira dhe kjo është pozitive, një bazë e mirë, të cilën duhet të vazhdojmë ta zbatojmë si Kurti ashtu edhe ne nga shoqëria civile. Sepse ne të gjithë jetojmë këtu dhe duhet ta mbështesim këtë vend. E përsëris, Kurti ka të drejtë kur vjen ne Kosove si shtet demokratik, por me rendesi është që ai te jape nje qendrim pozitiv qe politika e ketij vendi, qe duhet te jete per shembull demokraci, te jete nje demokraci per te gjithe, jo vetem per një komunitet”.
Po ashtu Gavrani thekson se është e rëndësishme që Kurti dhe pushtetarët të jenë të vetëdijshëm se ekzistojnë dokumente të shumta, 39 prej tyre, që Kosova duhet t'i zbatojë së bashku me Serbinë.
“Po ashtu është e rëndësishme që ne të kemi politika progresive në procesin e dialogut dhe jo vetëm të jemi të pranishëm në atë dialog. Duhet të vini të përgatitur në ato takime dhe të jeni të gatshëm të merrni vendime të rëndësishme dhe të ndjeshme”, përfundoi Gavrani.
komentet