Gjuriq dhe Boçorishvili: Konfirmim i respektit të ndërsjellë për integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe Serbisë

Đurić i Bočorišvili
Burim: Kosovo Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, u takua sot në Kishinau me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, Maka Boçorishvili, ndërsa gjatë bisedës u konfirmua respekti i ndërsjellë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe Serbisë.

Gjuriq dhe Boçorishvili, në kuadër të sesionit të 135-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, biseduan për bashkëpunimin mes dy vendeve, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Gjeorgjisë.

Vëmendje e veçantë iu kushtua dinamikës së marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, ndërsa u theksua rëndësia e shkëmbimit të vizitave në nivel të lartë.

Gjuriq dhe Boçorishvili diskutuan edhe për situatën aktuale në rajon dhe sfidat me të cilat Serbia dhe Gjeorgjia përballen në rrugën drejt integrimeve evropiane.