Gjuriq dhe Kaçka: BE së bashku me Ballkanin Perëndimor, Moldavinë dhe Ukrainën, do të jetë padyshim e fortë dhe stabile
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq bisedoi sot me zv.kryeministrin e Ukrainës për integrimin euroatlantik Taras Kaçka pêr rrugën e të dy vendeve dhe temave aktuale globale. Shefi i diplomacisë sërbe i transmetoi bashkëbiseduesit mirënjohjen për qëndrimin parimor të Ukrainës për çështjen e Kosovës.
Sikurse njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë, takimi i Marko Gjuriqit me Taras Kaçkën në Beograd ishte mundësi për të diskutuar një sërë çështjesh me rëndësi për marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe për të shqyrtuar temat aktuale globale.
Sërbia, theksoi shefi i diplomacisë sërbe, i kushton rëndësi marrëdhënieve dypalëshe me Ukrainën, duke theksuar njëkohësisht vendosmërinë për të forcuar lidhjet në fusha të ndryshme me interes reciprok.
Sipas deklaratës, Gjuriq vlerësoi pozitivisht dialogun e rregullt politik mes dy vendeve në nivelin më të lartë, duke treguar se rivendosja e punës së Ambasadës së Sërbisë në Kiev kontribuoi më tej në forcimin e marrëdhënieve.
Gjuriq dhe Kaçko shkëmbyen dhe opinione rreth rrugës europiane të Sërbisë dhe Ukrainës, me shefin e diplomacisë serbe që theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian është një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Sërbisë, duke vlerësuar se Bashkimi Europian, së bashku me Ballkanin Perëndimor, Moldavinë dhe Ukrainën, padyshim do të jetë më i fortë dhe më i qëndrueshëm.







0 komentet