Gjuriq dhe Petkoviq me ambasadorët e Pesëshes dhe BE: Presim lirimin e Igor Popoviqit
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq dhe drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq, kanë biseduar sot në Beograd me ambasadorët e vendeve të Pesëshes (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia) dhe shefin e Misionit të BE rreth situatës në Kosovë pas arrestimit të ndihmësdrejtorit të Zyrës për K&M Igor Popoviq.
Sikurse bëhet e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme në takim u tha se arrestimi i Popoviqit paraqet vijueshmëri të persekutimit politik të sërbëve si dhe që kësaj radhe u arrestua anëtari i ekipit negociator të Qeverisë së Sërbisë çka për Beogradin është tërësisht e papranueshme.
Gjuriq kujtoi se arrestimet ndodhën pikërisht në ditët kur përkujtoheshin vrasjet e sërbëve dhe romëve në Rahovec dhe Staro Gracko.
“Me arrestimin e sërbëve dhe zyrtarëve sërbë si dhe me veprime të tjera ilegale, qeveria në Prishtinë përpiqet të imponojnë ndonjë ‘të vërtetë të saj” si dhe interpretimin e ngjarjeve historike sipas matjeve të tyre dhe jo sipas gjendjes faktike” konkludoi Gjuriq dhe përsëriti pritshmërinë që Igor Popoviq të lirohet sa më shpejt.
Në takimin me ministrin Gjuriq, asistonin ambasadorët e Italisë dhe Britanisë së Madhe si dhe të ngarkuarit me punë të Ambasadës së SHBA, Francës, Gjermanisë dhe Misionit të BE.



komentet