Gjuriq falenderon shefin e diplomacisë së Ganës për respektimin e integritetit territorial të Sërbisë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar sot në Nju Jork me ministrin e punëve të jashtme të Ganës Samuel Okuxhet Ablakvu të cilin e falenderoi për repspektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Sërbisë.
Bashkëbiseduesit janë dakordësuar se Sërbinë dhe Ganën i lidh zhvillimi bilateral dhe bashkëpunimi shumëpalësh. Në frymën e marrëdhënieve miqësore tradicionale dhe forcimin e bashkëpunimit përmes intensifikimit të dialogut politik, Gjuriq ftoi ministrin Ablakvu për vizitë bilaterale në Sërbi, çka do të forconte partneritetin në fushat me interesit të përbashkët.
Gjuriq edhe një herë e falenderoi Ganën për mbështetjen në ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Sërbisë dhe ripërsëriti se “kur është fjala për Kosovën e Metohinë si një prej çështjeve më të rëndësishme kombëtare e shtetërore, Sërbia mbetet për respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara” bëhet e ditur në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sërbisë.
Shefat e diplomacive të Sërbisë e të Ganës kanë shkëmbyer opinionet dhe për mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit të Sërbisë me Unionin Afrikan dhe pjesmarrjen e saj në aktivitetet dhe formatet e tij.
Duke i’u referuar takimit të tyre të fundit në përvjetorin e 65 të konferencës së parë të Lëvizjes së të Paangazhuarve në Beograd, Gjuriq shprehu kënaqësinë që Gana asistoi në këtë tubim në nivelin më të lartë dhe se Beogradi pati mundësinë të ftonte presidentin e Ganës, Xhon Dramani Mahama dhe ministrin t'i përcillte vendosmërinë për forcimin e pranisë dhe mirëpozicionimin e Sërbisë në kontinentin afrikan.
Bashkëbiseduesit kur është fjala për Panairin e specializuar Ekspo 2027 në Beograd në të cilin do të marrë pjesë dhe Gana, shqyrtuan dhe modalitete konkrete dhe mënyra sesi Afrika si kontinent dhe vendet afrikane të jenë më të dukshme dhe përfaqësuese në këtë manifestim prestigjoz në të cilin Sërbia është mikpritëse.
0 komentet