Gjuriq me Zhiofrenë për Kosovën dhe integrimet europiane

žiofre đurić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme Marko Gjuriq ka biseduar sot me ndihmës drejtorin e përgjithshëm për Europën Perëndimore në Shërbimin Europian për Politikë të Jashtme Emanuel Zhiofre ku kanë folur për Kosovën dhe se Beogradi mbetet i vendosur për dialog nën kujdesin e BE dhe me pritshmëritë që ky proces të kontribuojë me rezultate konkrete dhe ndërtimin e besimit të qëndrueshëm.

Gjuriq dhe Zhiofre kanë biseduar për situatën në Kosovë, rrugën europiane të Sërbisë si dhe për çështje aktuale ndërkombëtare e rajonale.

Sikurse thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gjuriq përsëriti se anëtarësimi në BE është angazhim strategjik i politikës së jashtme të Sërbisë, duke theksuar se është me rëndësi të madhe që politika e zgjerimit të mbetet prioritet i institucioneve të Unionit dhe shteteve anëtare.

Shefi i diplomacisë sërbe theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm e përmbajtësor mes Sërbisë dhe BE me synim vazhdimin e aktiviteteve reformuese në procesin e pranimit, forcimin e stabilitetit dhe përmirësimin e lidhshmërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kur është fjala për Kosovën, Gjuriq theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe sigurisë, si dhe nevojën për zbatim të vazhdueshëm të marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe angazhimeve të ndërmarra.

Përsëriti se Sërbia mbetet fuqishëm e përkushtuar për dialog nën kujdesin e Unionit Europian, nën pritshmërinë se ky proces do të kontribuojë në rezultate konkrete dhe ndërtimin e besimit të qëndrueshëm.

Duke folur për situatën në rajon, Gjuriq deklaroi se Sërbia i kushton vëmendje të plotë përmirësimit të bashkëpunimit rajonal, si dhe forcimit të mëtejshëm të mirëkuptimit dhe vlerësimit të ndërsjellë.

Sipas fjalëve të tij, pikërisht në rrethana kur egzistojnë pikëpamje të ndryshme për çështje të caktuara, dialogu mbetet instrumenti më i rëndësishëm për ndërtimin e besimit dhe gjetjen graduale të zgjidhjeve të pranueshme nga të dyja palët.