Gjuriq: Kemi përpara vite më të frytshme bashkëpunuese mes Sërbisë dhe Sllovakisë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq u shpreh në pritjen me rastin e Ditës së Kushtetutës dhe Ditës së Forcave të Armatosura të Sllovakisë se po vijnë vite më të frytshme bashkëpunuese mes dy vendeve duke i shprehur mirënjohje Bratisllavës për mbështetjen që i ka dhënë Sërbisë në rrugën drejt BE dhe në kuptueshmërinë e pozitës së saj kur është fjala për integritetin territorial dhe sovranitetin.
“Marrëdhëniet tona janë ndërtuar shtresë pas shtrese të miqësisë dhe partneritetit përmes marrëdhënieve mes popujve tanë, forcave të armatosura dhe shteteve, që janë ndërtuar ndër shekuj. Ndaj është relativisht e lehtë për ne në këtë brez të vazhdojmë të ndërtojmë trashëgimi kaq të pasur. Por ne jemi njerëz ambiciozë. Dëshirojmë të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë sesi të vazhdojmë përmirësimin e këtij partneriteti dhe ngritjen e tij në nivel edhe më të lartë”, theksoi Gjuriq, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Shefi i diplomacisë sërbe shprehu kënaqësinë për faktin se volumi vjetor i shkëmbimit të mallrave përbën më shumë se 1 miliardë euro, që kompanitë investojnë në të dy vendet dhe se bashkëpunimi në të gjitha fushat po përparon me sukses nën udhëheqjen e kujdesshme të presidentit Aleksandar Vuçiq, Qeverisë së Sërbisë, presidentit Peter Pelegrini, kryeministrit Robert Fico dhe sikurse vlerësoi, kolegut dhe mikut të tij, Juraj Blanar ministrit të punëve të jashtme dhe çështjeve europiane.
“Ai është partner i jashtëzakonshëm, mik i madh dhe mbrojtës i paepur i partneritetit sërbo-sllovak. Jemi mjaft mirënjohës për mbështetjen tuaj për Sërbinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen dhe mirëkuptimin tuaj për pozitën e Sërbisë kur është fjala për integritetin dhe sovranitetin tonë territorial-çështje që është mjaft afër zemrave të kaq shumë sërbëve”, tha Gjuriq.
Ky i fundit bëri të ditur se së shpejti do të mbahet ekspozitë e përbashkët në Uashington ku ambasadat e dy vendeve do të paraqesin trashëgiminë e pasur kulturore të sllovakëve në Sërbi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në mbarë botën.
“Ky është vetëm një shembull i asaj çka mund të bëjmë dhe çfarë të bëjmë bashkarisht. Ndaj dëshiroj të shfrytëzoj rastin t'ju uroj shumë vite të tjera të suksesshme të punës, t'ju falënderoj personalisht Ju dhe ekipin tuaj dhe të shpreh bindjen time të thellë se vitet më të frytshme të bashkëpunimit tonë janë ende përpara”, konkludoi Gjuriq.
Shefi i diplomacisë sërbe shprehu shpresën se së shpejti do të çelet Shtëpia e re Sllovakisë në Sërbi, e cila do të jetë qendër e rëndësishme e kulturës, ekonomisë dhe jetës së përgjithshme të sllovakëve në Sërbi, por dhe mjaft e rëndësishme për marrëdhëniet tona dypalëshe.





0 komentet