Gjuriq i uroi Qipros marrjen e kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, i uroi Qipros marrjen e kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian, detyrë që do ta ushtrojë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.
„Në këtë moment kyç për kontinentin tonë, uniteti, bashkimi dhe solidariteti duhet të udhëheqin veprimet tona të përbashkëta, ndërsa zgjerimi njihet si një mjet i rëndësishëm për forcimin e Unionit në tërësi. Prandaj është inkurajuese të shihet se avancimi i agjendës së zgjerimit të BE-së përmes një procesi të bazuar në merita do të jetë ndër prioritetet në gjashtë muajt e ardhshëm“, ka porositur Gjuriq në një postim në rrjetin X.
Ai gjithashtu uroi shefin e diplomacisë qipriote, Konstantinos Kombos, si dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në Nikozia.
„I uroj një kryesim të suksesshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian Konstantinos Kombosit dhe ekipit të tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe jam i bindur se puna dhe angazhimi i tyre do të kontribuojnë në masë të madhe në forcimin e rolit të Bashkimit Evropian si një aktor strategjik global dhe si familje e të gjithë popujve evropianë“, ka shkruar Gjuriq.
0 komentet