Gjuriq: Interesat shtetërore dhe kombëtare janë prioritet, do të ruajmë stabilitetin, paqen dhe zhvillimin ekonomik

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, theksoi se bota po riformësohet dhe se vendi duhet të jetë i përgatitur për këtë, duke porositur se viti 2026 do të jetë vit i luftës dhe punës së pandërprerë, ku prioritet absolut do të jenë interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë.

“Në vitin 2026 prisni të papriturën. Orientimi ynë është të ruajmë stabilitetin, paqen dhe zhvillimin ekonomik. Nuk ka asnjë dyshim se për ne interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë përbëjnë prioritete absolute në punë”, tha Gjuriq në një mesazh video të publikuar në Instagram.

Për këtë qëllim, siç paralajmëroi ai, gjatë këtij viti do të vazhdojë forcimi i kapaciteteve politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me qëllim që të kuptohen më mirë ndryshimet që po ndodhin.

“Do të vazhdojmë të hapim ambasada dhe konsullata, të forcojmë Ministrinë nga ana kadrovike. E gjithë kjo është në sfondin e asaj që është puna jonë e përditshme, e që është zhvillimi, përmirësimi dhe kultivimi i miqësive tona të shumta”, theksoi shefi i diplomacisë serbe.

Ai vuri në dukje se Serbia zhvillon partneritet strategjik me nëntë shtete dhe se ka shumë vende që janë miq aktualë dhe të ardhshëm.

“Kjo është një vit i luftës dhe punës së pandërprerë. Bota tani po riformësohet për vitet që vijnë dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, përfundoi ministri Gjuriq.