Gjuriq: Konferenca e ambasadorëve të Kurtit – kulmi i cinizmit

Marko Đurić i predsednik Gane
Burim: Kosovo Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi sot se konferenca e ambasadorëve e organizuar në Prishtinë është “kulmi i cinizmit”, sepse, siç thekson ai, politika e regjimit të Albin Kurtit është e kundërta e vetë idesë së diplomacisë.

“Po kujtoj se edhe slogani kryesor zgjedhor i lëvizjes së Kurtit – Jo negociata – është mohimi i idesë së rrugës diplomatike për zgjidhjen e problemeve”, thuhet në deklaratën e Gjuriqit, me rastin e mbajtjes së takimit në Prishtinë që mblodhi përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës, ku kryeministri në mandat teknik, Albin Kurti, përsëriti pretendimin se “përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës përbëjnë një kërcënim serioz”.

Gjuriq theksoi se Kurti me veprimet e tij ka treguar se është “kampion i shpifjeve, i fiksuar me urrejtjen ndaj atdheut të tij serb”, duke i shkaktuar dëm serioz edhe popullit të vet.

“Shumë më e rrezikshme është se Kurti është kampion edhe në krijimin e destabilitetit dhe se i ka shndërruar institucionet në një armë për represion dhe shkelje masive të të drejtave të njeriut, veçanërisht të serbëve, por edhe të të tjerëve. Për fat të keq, gjithmonë ka edhe shembuj jo më të vjetër se 24 orë, si maltretimi i fëmijëve në fshatin Vuça, që është pasojë e politikës së tij,” paralajmëroi ministri Gjuriq.

Prandaj, ai vlerëson se, derisa të mos ndalojë shtypjen e të drejtave të serbëve dhe shkeljen e marrëveshjeve të arritura, çdo ndihmë ndërkombëtare për Kosovën duhet të pezullohet.