Gjuriq me ambasadorin Hovakimijan për mbështetjen e Armenisë në përpjekjet e Sërbisë për të ruajtur integritetin territorial
Ministri i punëve të jashtme Marko Gjuriq ka biseduar sot me ambasadorin jorezident të Republikës së Armenisë në Sërbi me seli në Pragë, Ashot Hovakimijan për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, informohet prej MPJ të Sërbisë.
Sikurse bëhet e ditur, Gjuriq ka theksuar se Sërbia është e përkushtuar për dialogun politik kuntinuitiv dhe shkëmbimet e rregullta të vizitave në nivele të ndryshme.
“Në bisedë janë shqyrtuar mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik në fushat me interes reciprok dhe vurën në dukje rëndësinë e vazhdimit të saj në periudhën vijuese në mënyrë konkrete e praktike. Ministri Gjuriq tha se Sërbia vlerëson qëndrimin e Armenisë në këndvështrimin e mosnjohjen së shpalljes së njëanshme të pavarësisë së të ashtuquajturës Kosovë, si dhe mbështetjen e deritashme për përpjekjet e Sërbisë në ruajtjen e sovranitetin dhe integritetin e saj territorial” thuhet në njoftim.
Sërbia, sikurse theksoi, mbështet iniciativën e presidentit të SHBA Donald Tramp që inkurajon zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve përmes bashkëpunimit ekonomik dhe përshëndeti përpjekjet e Armenisë që çështjet e hapura në rajonin e vet, t’i zgjidhë përmes dialogut.
“Ministri Gjuriq shprehu pritshmëri se Sërbia dhe Armenia do të vazhdojnë të zhvillojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes reciprok”, konkludohet në deklaratën e MPJ të Sërbisë.
0 komentet