Gjuriq me Botesin: Mbështetje parimore e Afrikës së Jugut në ruajtjen e tërësisë territoriale të Sërbisë

Marko Đurić sa ministrom Južne Afrike
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq sot në bisedë me ndihmësministrin për marrëdhënie ndërkombëtare dhe bashkëpunim i Afrikës së Jugut Alvin Botes e falenderoi për mbështetjen parimore të këtij vendi në ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Sërbisë dhe shprehu përkushtimin për respektimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Gjuriq në takim me Botes i cili viziton Beogradin me qëllim pjesëmarrjen në konsultimet dypalëshe politike të dy ministrive, vuri në dukje lidhjet tradicionalisht miqësore të dy vendeve, që këtë vit shënojnë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë.

Shefi i diplomacisë sërbe deklaroi se pret që konsultimet dypalëshe të kontribuojnë në thellimin e marrëdhënieve dhe forcimin e rregulloreve kontraktualo-juridike si bazë për realizimin e modaliteteve konkrete të bashkëpunimit.

"Ky është vit i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve mes Sërbisë dhe Republikës së Afrikës së Jugut", tha ministri Gjuriq.

Ky i fundit theksoi se intensifikimi i dialogut politik dhe shkëmbimi i vizitave në nivel të lartë dhe më të lartë, japin shtysë zhvillimit të marrëdhënieve përgjpërfshirëse dhe kujtoi ftesën e hapur drejtuar ministrit të punëve të jashtme të Republikës së Afrikës së Jugut për të vizituar Sërbinë.

Në referimin e bashkëpunimit ekonomik, Gjuriq theksoi se ai duhet të pasojë marrëdhëniet e mira politike, duke shtuar se potenciali për përmirësimin e bashkëpunimit mund të shikohet dhe në fusha të tjera me interes të ndërsjelltë.

Gjuriq shprehu kënaqësinë e veçantë dhe për konfirmimin e pjesëmarrjes së Republikës së Afrikës së Jugut në ekspozitën Ekspo 2027 në Beograd.