Gjuriq me Fidanin: Bashkëpunimi i Sërbisë me Turqinë ka potenciale që të luajnë rol kyç në inkurajimin e stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor

Marko Đurić sa ministrom spoljnih poslova Turske Hakanom Fidanom
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar me kolegun e tij turk Hakan Fidan. Gjuriq për këtë takim, ka thënë se bashkëpunimi mes Sërbisë dhe Turqisë ka potenciale për të luajtur rol kyç në inkurajimin e stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor. 

Ministri Gjuriq ka thënë se në takimin e sotshëm me ministrin e punëve të jashtme Hakan Fidan, diskutuan spektër të gjerë temash që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe mes Sërbisë dhe Turqisë, si dhe mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të partneritetit-bazuar në vullnetin politik të shprehur qartë tek të dy palët dhe marrëdhënien e fortë të besimit mes presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Rexhep Taip Erdogan. 

"Bashkëpunimi mes Serbisë dhe Turqisë ka potencial të luajë rol kyç në inkurajimin e stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, pasi mbetemi fuqishëm të përkushtuar ndaj marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe zhvillimit të prosperitetit të rajonit” ka shkruar Gjuriq në rrjetin social “X”.