Gjuriq me Kombos: Marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Qipros karakterizojnë mirëkuptimin, respektin dhe mbështetjen
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar sot në Nju Jork me ministrin e punëve të jashtme të Qipros, Konstantinos Kombos dhe në bisedë u theksua se të dy vendet nuk kanë çështje të hapura.
Gjuriq tha se është krenar për miqësinë disa dekadashe dhe afërsinë mes dy popujve dhe dy shteteve duke theksuar se marrëdhëniet e Sërbisë me Qipron karakterizohen nga mirëkuptimi dyanësh, respekti dhe mbështetja.
Shefi i diplomacisë sërbe vlerëson se dialogu politik i dy vendeve është mjaft i zhvilluar në të gjitha nivelet dhe shprehu pritshmëritë se ministri Kombos në periudhën pasardhëse do të vizitojë Sërbinë.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen opinione dhe për çështje aktuale gjeopolitike e rajonale, informon Ministria e Punave të Jashtme e Sërbisë.
U shqyrtuan në veçanti mundësitë e rimëkëmbjes së takimeve në formën trilaterale që rezultoi të ishte mekanizëm i dobishëm për thellimin e dialogut politik, shkëmbimin e mendimeve mbi çështje të ndryshme dhe forcimin e bashkëpunimit konkret.
0 komentet