Gjuriq me komisionerin e lartë të OSBE për pakicat kombëtare Kamp për të drejtat e sërbëve në Kosovë

Đurić sa visokim komesarom Oebsa za nacionalne manjine Kampom
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar sot me komisionerin e lartë për pakica kombëtare të Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit të Europës (OEBS) Kristof Kamp dhe gjatë bisedës ka shprehur veçanërisht shqetësimin për situatën në Kosovë e Metohi ku sërbët po përballen me shkeljen sistematike të të drejtave themelore humane si pasojë e akteve të njëanshme të autoriteteve prishtinase, bëhet e ditur në njoftimin e MPJ të Sërbisë.

Sikurse është njoftuar nga MPJ të Sërbisë, Gjuriq e ka informuar në mënyrë të detajuar rreth zhvillimeve më të fundit në Kosovë dhe pasojat e tyre që përjeton përditë popullsia sërbe. 

Gjithashtu theksoi se puna për përmirësimin e pozitës së sërbëve duhet të jetë përpjekje kolektive e të gjitha subjekteve, sepse, sikurse tha, kjo është e vetmja mënyrë për të arritur rezultate të dukshme që do të kontribuojnë në ndaljen e largimit të tyre nga vatrat shekullore.

Gjuriq gjithashtu nënvizoi rëndësinë e krijimit të mjedisit pozitiv që do t'u mundësonte përfaqësuesve sërbë të përfaqësohen në mënyrë adekuate tek të gjitha institucionet dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Theksoi se Sërbia i kushton rëndësi të veçantë punës së misioneve të OSBE në territorin e vet dhe se beson se është e nevojshme që në kohën e duhur të raportojnë dhe të reagojnë ndaj veprimeve të njëanshme të Prishtinës.

Shefi i diplomacisë sërbe takimin e sotëm e vlerësoi si mundësi të shkëlqyer për shkëmbim opinionesh rreth çështjeve më të rëndësishme nën juridiksionin e punës së komisionerit të lartë Kamp.

Duke i’u referuar bashkëpunimit që Sërbia arrin me OSBE, Gjuriq theksoi se vendi ynë është thellësisht i përkushtuar për mbrojtjen dhe përmirësimin e të drejtave individuale dhe kolektive të pjestarëve të pakicave kombëtare, duke treguar për punën e vazhdueshme në përmirësimin e kuadrit institucional e ligjor në këtë aspekt dhe implementimin e tij efikas.

Biseda mes shefit të diplomacisë sërbe dhe komisionerit të lartë Kamp kishte të bënte dhe me përmirësimin e pozitës së pakicave kombëtare në Sërbi ku Gjuriq i përcolli bashkëbiseduesit hapat konkrete të ndërmarrë në këtë drejtim në periudhën e kaluar.