Gjuriq me Marsel Peshk: Roli i Misionit të OSBE i rëndësishëm në monitorimin e të drejtave të komunitetit sërb në K&M
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar sot me shefin e ri të Misionit të OSBE në Sërbi, ambasadorin Marsel Peshk rreth bashkëpunimit të prioriteteve dhe aktiviteteve të përbashkëta në periudhën pasuese, informon MPJ.
Gjuriq ka uruar shefin e Misionit për marrjen e funksionit dhe shprehu besim se puna e përbashkët e Sërbisë dhe Misionit të OSBE, do të qëndrojë e çelët dhe orjentuar tek rezultatet konkrete.
Ai theksoi se OSBE për Sërbinë paraqitet si një prej partnereve më të rëndësishëm kur është fjala për dialogun dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon.
“Gjuriq theksoi veçanërisht rëndësinë e mbështetjes që ofron OSBE Sërbisë në proçesin e integrimit europian, përfshirë fushat e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, lirisë së medias dhe standardeve demokratike. Vuri në dukje se Sërbia po avancon ekonomikisht dhe se bashkëpunimi rajonal ka rëndësi të veçantë, ashtu sikurse Ballkani Perëndimor, falë potencialit të vet, mund të jetë një partner i dobishëm për Bashkimin Europian”, bëhet e ditur në njoftim dhe shtohet:
“Gjuriq nënvizoi dhe rëndësinë e aktivitetit të Misionit OSBE në Kosovë e Metohi dhe tha se Sërbia çmon lart rolin e saj në monitorimin e të drejtave të pakicave dhe situatën e sigurisë në terren, çka është me rëndësi të veçantë për komunitetin sërb dhe për ruajtjen e stabilitetit në krahinë.”
Sikurse vlerësoi, mbështetja e Misionit të OSBE në përpjekjet e Sërbisë në përmirësimin e institucioneve dhe politikat publike, paraqesin kontribut të rëndësishëm për stabilitetin e mbarë rajonit. Shprehu pritshmëritë se bashkëpunimi me ambasadorin Peshk do të kontribuojë në realizimin e projekteve që kanë ndikim direkt në jetën e përditshme të qytetarëve.
Ministri Gjuriq tha se Sërbia mbetet e përkushtuar për dialog të hapur dhe bashkëpunim me OSBE nën pritshmëritë se përpjekjet e përbashkëta do të inkurajojnë zhvillimin e mëtejshëm dhe do të sjellin rezultate konkrete, konkludohet prej MPJ.
0 komentet