Gjuriq në Dejton: Luftojmë për paqe dhe kërkojmë të ndalin gjuetinë ndaj liderëve sërbë në B&H

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Minstri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq i cili ndodhet për vizitë në Dejton me rastin e përvjetorit të 30 të nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit, theksoi se pret presione të shumta që Sërbia të ndryshojë qëndrime për mbështetjen ndaj Republikës Sërbe në kuadër të Bosnjë-Hercegovinës dhe se është i vetdijshëm se kërkesat për ndaljen e gjuetisë vetëm ndaj liderëve sërbë në B&H tek shumë nuk do të mirëpriten por dhe që do të luftojë për interesat sërbe për paqe dhe bashkëpunim në rajon.

Gjuriq sot në prag të tubimit që do të kremtojë tre dekada prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit, është takuar me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Kristofer Landau.

“Jam thellësisht i impresionuar me vizionin strategjik të presidentit Donald Tramp që Landau ndau me ne. Me të vërtetë përkushtimi i presidentit Tramp me përpjekjet për vendosjen e paqes në Europë është e rëndësisë kyçe për të ardhmen e afërt” ka thënë Gjuriq.

Ky i fundit shtoi se është i hapur për dialog, gjetjen e zgjidhjeve të cilat do të kënaqnin interesat e të gjitha palëve dhe gatishmërinë për kompromis të vizionit të së ardhmes që merr përsipër e interesat e  njeriut të thjeshtë, zhvillimin ekonomik dhe bërjen e tjetër ambjenti në raportet ndërkombëtare.

“Prej vitesh punoj në përmirësimin e marrëdhënieve sërbo-amerikane. Të tillë miq, bashkëbisedues fenomenalë derimë tani në administratën e Uashingtonit, nuk kemi pasur për shumë breza dhe ky është shans historik të punojmë në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe me qëllim që t’a ngremë partneritetin 144-vjeçar në nivel strategjik. Së bashku me presidentin Aleksandar Vuçiq, do të punojmë për të shfrytëzuar potencialin e plotë për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, politike dhe të gjitha marrëdhënieve të tjera me vendin ku jetojnë pothuajse 10% e numrit të përgjithshëm të sërbëve në botë, pasi këtu jetojnë më shumë se një milion njerëz me origjinë sërbe” ka thënë Gjuriq.

Ky i fundit u shpreh se Sërbinë e pret “ditë mjaft e vështirë” në Dejton, pasi jo të gjitha takimet do të jenë të barabarta, të përzemërta e miqësore.

“Pres që dhe këtu nga shumë anë, nga përfaqësues të vendeve të tjera dhe pjesë të bashkësisë ndërkombëtare, të vijnë presione ndaj Sërbisë për të ndryshuar qëndrimet e veta në lidhje me mbështetjen për Republikën Sërbe në kuadër të B&H, për të ndalur kërkesat tona që problemet aty të zgjidhen përmes dialogut të brendshëm, nën vlerësimin qëndrimeve të të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur demokratikisht. Kërkesat tona për t'i dhënë fund gjuetisë vetëm ndaj liderëve sërbë në B&H, nuk do të mirëpriten nga një pjesë e të pranishmëve, por ne jemi këtu për të luftuar me vendosmëri për interesat sërbe, për të ardhmen dhe paqen. Vizioni ynë është që Ballkani të jetë rajon suksesi, të ardhmeje dhe bashkëpunimi. Jemi kundër që neve dikush të n’a kthejë tek e kaluara duke krijuar hierarki mes viktimave të luftërave, e shënuar vetëm njërën palë si fajtore, veçanërisht atë sërbe” ka thënë Gjuriq dhe shtoi se përveç kësaj, beson se do të jenë miqtë dhe aleatët të cilët do të kenë veshë dhe pro pozitës së Sërbisë.