Gjuriq: Prishtina po humb mbështetjen pa kufi të SHBA, marrëdhëniet mes SHBA dhe Sërbisë më të mirat në tre dekadat e fundit

Marko Đurić
Burim: Prt. Scr.

Ambasadori i Sërbisë në Uashington Marko Gjuriq ka thënë se Sërbia dhe SHBA sot bashkëpunon më ngushtë se ndonjëherë në tre dekadat e fundit edhe pse me qëndrime të kundërta që kanë dy shtetet për Kosovën, ka mjaft fusha në të cilat mund të zhvillohet ky bashkëpunim, transmeton RTV.

I ftuar më emisionin “Këndi i Parë” Gjuriq ka thënë se nga dita në ditë "po bëjmë përpjekje të kapërcejmë gjithçka që ka mbetur në një farë mënyre negative në tre dekadat e fundit nga 142 vjet marrëdhënie të gjata, për t’ia lënë të kaluarës".

Duke i’u përgjigjur pyetjes sesi avancohen marrëdhëniet me Amerikën nëse nuk e njohim Kosovën, nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë dhe nuk distancohemi nga Kina, Gjuriq theksoi se pavarësisht nga këto mosmarrëveshje, kemi interesa të përbashkëta, mbi të gjitha në stabilitetin rajonal dhe proceset integruese si Ballkani i Hapur.

"Ne dëshirojmë të ruhet stabiliteti në veri të Kosovës, Kurti vazhdimisht e dëmton. Nevojiten tre gjëra për të ndërtuar parakushte se çfarë do të bëhet më tej. Tërheqjen e forcave speciale të cilat ndodhen ilegalisht në veri të Kosovës prej shkurtit të vitit të kaluar çka shkelin nenin 9 të Marrëveshjes së Brukselit, e më pas ndaljen e terrorit dhe arrestimeve arbitrare, si dhe gjykimet që mbahen nëpër gjykata pa shumicë sërbe të trupit gjykues dhe të prokurorisë. Nevojiten të shihen hapa konkrete të zbatimit për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe”, ka thënë Gjuriq.

Në Uashington, ka përsëritur Gjuriq, politikat e tilla të ndërmarra prej Kurtit, nuk janë më të kuptueshme.

"Në të gjitha takimet dhe bisedat të cilat kam pasur në SHBA, hedh dritë të asaj se çfarë ndodh realisht në terren. Nuk ka simpati për qasje që krijojnë destabilitet në Juglindje të Europës. Përshtypja ime është se Amerika nuk dëshiron në këtë moment të 'ndezë' Ballkanin. Kam kërkuar në Uashington sanksione për Kurtin dhe këtë me pamëdyshje sepse u jap argumente që ai po minon interesat amerikane në rajon dhe largon strategjikisht rajonin nga qëllimet të cilat duhet të na mbajnë të bashkuar. Shumë në SHBA zotohen se Prishina nuk do të ketë më mbështetje pa kufi” thekson ambasadori Gjuriq.

Ky i fundit thotë se bashkëpunimi ekonomik veçanërisht në fushën e teknologjisë së lartë, nga përdorimi tej mase i interesave për IT të përbashkët.

"Sot Amerika ngelet partneri numër një kur bie fjala për zhvillimin e shërbimeve. IT tanë, kompanitë e softuerëve, kontribuojnë ndjeshëm në ekonominë tonë, kemi 36,000 të punësuar në kompanitë amerikane në Sërbi, por kemi edhe disa kompani sërbe që punësojnë njerëz në Amerikë" nënvizon Gjuriq.

Duke komentuar marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës, Gjuriq ka thënë se Sërbia ndjek një politikë të jashtme të balancuar dhe të pavarur, udhëhequr tërësisht nga interesat vetjake nacionale. Kjo luftë, shtoi ai, ndikon në sigurinë e rajonit dhe Sërbia ka bërë ç'është e mundur që një qasje e tillë e balancuar, të kontribuojë në mozaikun e përgjithshëm të marrëdhënieve sërbo-amerikane.

Duke folur për situatën energjetike në Sërbi dhe përpjekjet e BE dhe Amerikës për të ndërprerë të gjitha marrëdhëniet energjetike me Rusinë, Gjuriq vlerësoi se në Sërbi ka gjithnjë e më shumë fabrika dhe punëtorë, se konsumi i energjisë po rritet dhe se qëndrimi ynë është që nuk duam që kriza energjetike të shpërthejë në kurrizin tonë.

Duke folur për sistemin energjetik të Sërbisë, Gjuriq tha se analizat dhe planet në sektorin e energjisë, flasin se ne udhëhiqemi nga parimi i nikoqirisë dhe se blejmë burimet më të lira dhe më të mira të energjisë.

“Kemi energjinë elektrike më të lirë, ku në të tilla rrethana nuk është sukses i vogël” përmbylli ai.