Gogiq: Egziston një çështje e madhe rreth së cilës nuk flitet mjaftueshëm dhe kjo është armatosja e Kosovës

gogić
Burim: Kosovo Online

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u paraqit raporti 6 mujor i Unmik, ku çeli vlerësime kundërshtuese të Beogradit dhe Prishtinës rreth situatës në Kosovë, ndërsa politologu Ognjen Gogiq paralajmëron se pas formulimeve diplomatike, fshihen probleme të sigurisë, sistemit juridik dhe pozitën e komunitetit sërb nën mbarë rolin e dobët të Unmik në terren. Ai bën të ditur dhe se egziston një çështje e madhe ku nuk flitet mjaftueshëm dhe që është armatosja e Kosovës, transmeton Juronjuz Sërbia.

Gogiq theksoi se vetë raporti ka vlerë të madhe analitike. Sikurse thotë, në momentin e mbajtjes së seancës, dokumenti nuk ishte ende plotësisht i disponueshëm për publikun, çka e rëndon analizën më të detajuar, por dhe përveç kësaj nga prezantimi dhe pjesët e disponueshme, mund të krijohej pamje rreth përmbajtjes së tij.

"Kjo në fakt është proçedurë e rregullt, por dhe dokument mjaft i rëndësishëm që jep pamje të mirë të gjendjes në Kosovë në gjashtë muajt e fundit. Ndonëse nuk u publikua në tërësi, nga ajo çka dëgjuam, mund të konkludohet se tregon mjaft realisht gjendjen në terren", tha Gogiq.

Një nga kundërshtimet kryesore të Beogradit lidhej me atë çka sikurse u tha, në raport nuk flitej mjaftueshëm qartë për largimin e sërbëve nga Kosova. Gogiq spegon se tendenca të tilla në dokumente sikurse ky, rrallë paraqiten përmes shifrave eksplicite, por përmes përshkrimit të rrethanave që të çojnë tek to. Sipas fjalëve të tij, pikërisht në këto rrethana duhet të kërkohet spegim për largimin e njerëzve.

"Mendoj se numrat nuk flasin direkt, por konstatohen faktet dhe rrethanat që të çojnë tek zhvendosja. Këtë diplomatët e formulojnë me kujdes, por që problemet tregohen qartë", tha ai.

Një pjesë e veçantë e bisedës lidhej me proçeset ligjore ndaj sërbëve në Kosovë, ku Gogiq i shikon si një nga faktorët kyç të pasigurisë. Ai tregon modelet në të cilat njerëzit ndalohen e mbahen në paraburgim për shumë kohë pa epilog të qartë dhe të shpejtë juridik.

"Keni situata ku njerëzit arrestohen, ku paraburgimet zgjasin me muaj dhe nuk ka rezultat të qartë. Kjo tek njerëzit shkakton frikë e pasiguri, kështu që shumë vendosin të braktisin Kosovën apo të mos kthehen më fare aty", tha Gogiq.

Ky i fundit shton se veprime të tilla kanë pasoja më të gjera.

"Kjo është një formë presioni delikate. Ju këtë e kryeni formalisht si proces ligjor, por në thelb fusni frikë dhe pasiguri. Deri sa të konfirmohet nëse ka bazë, dikush ju ka marrë muaj apo vite të jetës suaj", tha ai. 

Duke folur rreth rasteve konkrete, Gogiq thekson se egzistojnë situata që shkaktojnë dyshime serioze në bazimin e akuzave.

Ai flet për shembullin e arrestimeve në zonat sërbe, duke thënë në jologjikshmërinë e rasteve të caktuara.

"Vështirë të besohet që dikush që ka kryer krim 25 vite më parë do të qëndronte i gjallë në mjedis të rrethuar nga njerëz që do t’a njihnin. Gjëra të tilla çelin pyetje serioze", tha ai.

Gjithashtu tregon në praktikë se në të cilën vetë fakti që dikush është mobilizuar gjatë luftës përdoret si bazë për të filluar proçedurat.

Si ilustrim të lidhjes në terren, Gogiq i’u referua heqjes së flamujve në Graçanicë në prag të festës së madhe fetare, duke vlerësuar se lëvizje të tilla përcjellin mesazhe negative.

"Këto janë gjëra që tregojnë se nuk ka gatishmëri të vërtetë për dialog. Dialogu nuk ndërtohet vetëm me fjalë, por edhe me gjeste. Dhe këto janë gjeste që flasin të kundërtën", tha ai.

Gogiq beson se lëvizje të tilla shembin më tej besimin dhe shkaktojnë ndjenjë pasigurie mes sërbëve në Kosovë.

Ndonëse dialogu ishte temë qëndrore në pothuajse të gjitha prezantimet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Gogiq beson se mungojnë rezultate konkrete. Sipas fjalëve të tij, progresi minimal shpesh paraqitet si sukses.

"Keni situatë ku lëvizjet simbolike paraqiten si përparim i madh. Këto janë lëvizje minimale që në thelb nuk zgjidhin problemet në terren dhe nuk ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve", tha ai.

Shton se vazhdimi i dialogut varet edhe nga rrethanat politike në Prishtinë, përfshirë zgjedhjet e mundshme dhe formimin e institucioneve stabile.

Gogiq veçoi temë ku sikurse thotë, u hap jo mjaftueshëm gjatë seancës, zhvillimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

"Egziston një çështje e madhe për të cilën nuk flitet mjaftueshëm dhe kjo është armatosja e Kosovës. Ky është 'elefanti në dhomë' për të cilin të gjithë shmangin të flasin", tha ai.

Ai paralajmëron për skenar potencial në të cilin transformimi i këtyre forcave mund të çojë në tërheqjen e pranisë ndërkombëtare.

Në seancë, sërish u riçel çështja e rolit të UNMIK, rëndësia e të cilit prej vitesh është zvogëluar. Gogiq vlerëson se ky mision dukshëm është më i dobët sot sesa më parë. 

"UNMIK sot egziston para së gjithash për shkak të Rezolutës 1244. Ai është hije e zbehtë çka dikur ishte, me gjithnjë e më pak burime dhe ndikim", tha ai.

Shton se në terren, qytetarët i drejtohen më shpesh aktorëve të tjerë ndërkombëtarë, ndërsa roli i UNMIK është gjithnjë e më margjinal.

Gogiq i’u referua dhe mbështetjes që Sërbia merr nga fuqitë e mëdha, para së gjithash nga Rusia dhe Kina, duke treguar se mesazhe të tilla duhet të shikohen në kontekst më të gjërë.

"Fuqitë e mëdha shpesh përmes çështjes së Kosovës, projektojnë interesat e tyre në zona të tjera krize. Kjo është mbështetje, por ka dhe kontekst më të gjerë gjeopolitik", konkludoi ai.