Konjufca: Raporti i Unmikut i njëanshëm, ka ardhur koha që anëtarët e KB të njohin Kosovën

Gljauk Konjufca
Burim: Kosovo Online

Ministri kosovar i punëve të jashtme dhe diasporës Glauk Konjufca, në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB, akuzoi Unmik se dorrëzoi raport që përmban elementë kontrovers dhe të njëanshëm që nuk pasqyrojnë gjendjen në terren dhe ftoi anëtarët e organizatës botërore që të njohin Kosovën dhe që misioni i KB t’a shndërrojë zyrën që të punojë për të përfshirë Prishtinën në KB.

Konjufca tha se është njohur me raportin e shefit të Unmik dhe nënvizoi se nuk pasqyron gjendjen e duhur në terren.

"Do flas shkurt pasi besoj se Këshilli i Sigurimit i KB ka çështje më të rëndësishme për të diskutuar. Kosova vazhdon të zhvillohet si demokraci, me standarde të larta të të drejtave dhe veçanërisht të drejtave të pakicave, duke treguar rezistencë ndaj sfidave dhe krizave të jashtme. Qysh nga debati i fundit, kemi pasur zgjedhje në nivel kombëtar e vendor të cilat kanë treguar se Kosova ka krijuar institucione që mund të ruajnë stabilitetin", sqaroi ai.

Konjufca akuzoi Beogradin për vazhdimësinë e "rolit destruktiv duke u përpjekur të përzihet në zgjedhjet në Kosovë dhe të imponojë Listën Sërbe, të cilën e drejton me synim pasqyrimin e pushtetit autoritar sërb tek komuniteti sërb.

"Falë partnerëve, ndalëm ndërhyrjen e huaj në zgjedhje dhe ruajtëm integritetin e institucioneve demokratike. Ne jemi komb që do paqen dhe kurrë nuk kemi ndërhyrë në gjërat e brendshme të shteteve të tjera", theksoi ai.

Konjufca tha se Kosova pavarësisht agresionit të Sërbisë dhe kërcënimet hibride, mbetet e gatshme të vendosë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.

"Pengesa drejt paqes dhe normalizimit mbetet Sërbia, e cila nuk është e interesuar as për hyrje në BE dhe as për marrëdhënie normale me fqinjët. Ftojmë Sërbinë që të përballet me realitetin dhe të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe të mos e mbajë peng mbarë rajonin”, theksoi ai.

Konjufca tha se në raportin e tij, UNMIK shmang shfaqjen e përpjekjeve të autoriteteve prishtinase për integrimin e veriut.

“Funksionimi efektiv i shoqërisë bazohet në kohezion. Nuk bëhen të ditura përpjekjet tona në veri për të ofruar siguri dhe për përballur me kërcënimet, duke krijuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët që të mund të jetojnë në paqe dhe pa presione nga strukturat ilegale sërbe. Në këtë frymë, zbatuam masa për integrimin e shëndetësisë dhe arsimit në komunitetet sërbe”, tha ai.

Konjufca tha se Kosova ka një nga kornizat më të përparuara të mbrojtjes së pakicave, por që egziston shqetësimi se Beogradi përdor të drejtat e pakicave dhe karakterin shumëetnik të Kosovës për promovim të ndasive dhe minimin e institucioneve si dhe bashkëjetesën paqësore.

Kritikoi atë çka raporti nuk përmban të dhëna për zbulimin e armëve ilegale, as dhe masat e marra në këtë zonë të Kosovës nga autoritetet në mbrojtur e paqes dhe normalitetit.

“Raporti tregon incidente të izoluara, por nuk flet për kërcënimin hibrid nga Beogradi për komunitetin sërb. Raporti nuk merret mjaftueshëm me Banjskën, e cila mbetet shqetësim i madh për ne. Kosova, KB dhe NATO kërkuan që autorët e këtij sulmi të nxirren para drejtësisë, por Beogradi mbron sulmuesit kryesorë”, tha Konjufca.

Ky i fundit tha se Kosova nuk mund t’i besojë Sërbisë dhe të presë normalizim të marrëdhënieve pa garanci se nuk do të ketë agresion.

"Që raporti të mos ishte i njëanshëm, do të kishte raportuar për armatosjen e Sërbisë, si dhe për spastrimin administrativ etnik në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë", shtoi ai.

Konjufca kujtoi se Kosova vitin e kaluar u njoh nga katër anëtarë të KB-Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamas.

"Faleminderit 121 shteteve anëtare të KB që njohën zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Ftoj anëtarët e mbetur ta njohin Kosovën si shtet sovran e të pavarur. Çelësi për paqe dhe stabilitetit në Ballkan mbetet njohja e Kosovës nga të gjithë anëtarët e BE dhe NATO" nënvizoi ai.

Duke folur rreth UNMIK, Konjufca tha se mandati ishte përmbushur dhe se burimet e KB të atij misioni dhe personeli, duhet të përdoren më mirë në vende të tjera të botës për zgjidhjen e krizave dhe konflikteve.

"Kosova është shtet demokratik që ka arritur normalitetin, çka është kusht për heqjen e UNMIK. Përfshirja në Këshillin e Paqes tregoi se Kosova është e gatshme të kontribuojë për paqen në pjesë të tjera të botës, si përmes forcave paqeruajtëse për Gazën. Fokusi i KB nuk duhet të jetë në mbajtjen e UNMIK, por në pranimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota në KB", tha ai.

Konjufca tha se UNMIK duhet të shndërrohet në zyrë të KB që do të jepte kontribut në përfshirjen e Kosovës në organizatën botërore dhe në të gjitha organet e saja.

"Kjo do të ishte qasje më e qëndrueshme nga mbajtja e rolit që nuk egziston më", tha ai.

Konjufca, në fund të seancës së Këshillit të Sigurimit, theksoi se Ligji për të Huajt është në përputhje me standardet europiane dhe se zbatimi i tij është detyrim që Prishtina e ndërmori në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

"Nuk mund të kemi standarde të dyfishta. Si shtet i pavarur, kemi detyrime ndaj BE dhe të tjerëve. Asnjë anëtar i KB nuk lejon që personat pa dokumente të qëndrojnë në territorin e vet", spegoi ai.

Ky ligj, shtoi ai, ka për qëllim standardizimin dhe sërbët që punojnë në shëndetësi dhe arsim, të cilët kanë dokumente sërbe, duhet të kërkojnë leje qëndrimi brenda 12 muajve.

Konjufca tha se integrimi i arsimit dhe shëndetësisë nuk do të thotë mbyllja e institucioneve të komunitetit sërb, por vetëm sigurimi që të punojnë brenda kornizës kosovare që të shmangen strukturat paralele.

Ai tha se egzistenca e "institucioneve ilegale sërbe" nuk ishte në dobi të qytetarëve, por kishte për synim të mbante Kosovën të ndarë.

Gjithashtu theksoi se UNMIK në raportin e vet egzagjeron incidentet, të cilat nuk kanë sfond etnik dhe se është detyrë e Policisë Kosovare të merret me to.

Njëkohësisht theksoi se egzistojnë qindra raste të pazgjidhura të krimeve të luftës që nuk kanë qenë objekt i gjykatave dhe se Kosova ka detyrimin t’u sjellë drejtësi viktimave dhe se kjo nuk do të ndalet derisa të zgjidhen të gjitha rastet.