Gogiq: Prishtina të nisë me dorëheqjet e kryekomunarëve dhe këshilltarëve
Politikologu Ognjen Gogiq beson se është në interesin e të gjithëve që deri tek zgjedhjet në katër komunat në veri, të shkohet përmes dorëheqjes së kryekomunarëve dhe këshilltarëve dhe tregon se për miratimin eventual të një vendimi të tillë, rol vendimtar ka bashkësia ndërkombëtare, e cila ka mekanizmat për t’i siguruar këto.
Gogiq për Kosovo Onlajn vëren se pas ngjarjeve në Banjskë gjërat kanë ndryshuar dhe tani pala sërbe pranon të marrë pjesë në zgjedhje dhe të kthehet në institucionet në veri të Kosovës pa vendosur kushte shtesë.
Lista Sërbe së fundi u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë që sa më parë të shpallin zgjedhje të reja në katër komunat në veri, përmes mesazhit se janë të gatshëm të marrin pjesë në to. Ata kërkuan që kryekomunarët dhe këshilltarët shqiptarë të zgjedhur ilegalisht të jepnin dorëheqjen.
“Më herët qëndrimi i palës sërbe ishte se sado që të mbahen zgjedhjet e reja, nuk do të merrnin pjesë në to. Ajo që ndërkohë ka ndodhur, është se pala sërbe pranoi të kthehet tek institucionet lokale në veri të Kosovës dhe ky mund të jetë hap drejt daljes nga kriza. Megjithatë, tani mbetet çështja sesi do të shkohet në ato zgjedhje të reja" tha Gogiq.
Organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme është kërkesë që si Brukseli ashtu edhe Uashingtoni u’a parashtroi autoriteteve kosovare si një nga hapat në drejtim të de-eskalimit të situatës në veri, e më pas pritet të jetë një nga temat kryesore në bisedimet e sotme me të dërguarit e "pesëshes së madhe" të BE, SHBA, Gjermanisë, Francës dhe Italisë me liderët e Sërbisë dhe Kosovës.
Megjithatë siç thotë Gogiq, rreth mënyrës për përsëritjen e zgjedhjeve pozicionet e të dy palëve janë të kundërta.
Domethënë Gogiq bën të ditur se pala sërbe beson se do të ishte më mirë që kryekomunarët dhe këshilltarët të paraqisnin dorëheqjen, ndërsa Prishtina ka qëndrim se deri në zgjedhjet e reja duhet të shkohet me peticion apo me referendum në këto komuna.
“Komuniteti ndërkombëtar është pro idesë së dorëheqjeve sepse është mënyra më e shpejtë dhe do t’a përshpejtonte procesin dhe ndoshta do të jetë qëndrimi vendimtar i komunitetit ndërkombëtar sepse kur pala sërbe tashmë ka bërë lëshim duke pranuar të kthehet në procesin zgjedhor pa kushte të mëtejshme për kthim në institucione, atëherë Prishtina mund të bëjë lëshim pra kompromis që të mos insistohet në udhëzim administrativ për shkarkimin e kryekomunarit” thotë ai.
Gogiq thekson se po anashkalohet diçka dhe ky është se udhëzimi administrativ nuk e zgjidh çështjen e këshilltarëve në kuvendet komunale.
“Udhëzimi administrativ do të zgjidhte vetëm çështjen e kryekomunarit dhe kjo është mënyra për zëvendësimin e kryekomunarëve, megjithatë përveç kryekomunarit egzistojnë dhe kuvendet komunale dhe këshilltarët, kështu që në asnjë mënyrë nuk do të ishte zgjidhje e përshtatshme për të zëvendësuar jo vetëm kryekomunarët, ndërsa këshilltarët mbeten-kjo nuk do të funksiononte”, thekson ai.
Gogiq bën të ditur se e vetmja mënyrë që këshilltarët të shkarkohen para përfundimit të mandatit është që ata vetë të dorëhiqen, pasi me këtë nuk merret udhëzimi administrativ.
“Më racionalja do të ishte që kryekomunarët dhe këshilltarët të dorëhiqeshin dhe kur egziston vullneti i palës sërbe për t'u kthyer në institucione për të shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Komuniteti ndërkombëtar ka mekanizma për t’a siguruar këtë, mbi të gjitha për shkak të sanksioneve që ekzistojnë ndaj Kosovës, kjo ndoshta do të ishte marrëveshje që sanksionet të hiqen, të lehtësohen dhe në këmbim të kësaj, Prishtina të pranojë të dalë në zgjedhje përmes dorëheqjeve, sepse çdo gjë tjetër do t'i komplikonte gjërat” shton ai.
Sipas fjalëve të tij udhëzimi administrativ ka procedurë të komplikuar pasi përveç kësaj nuk është marrë me trajtimin e çështjes së këshilltarëve dhe procesi do të zgjaste më shumë, egzistojnë dhe mendime se kjo nuk vlen nga pikëpamja ligjore. Domethënë ndoshta edhe Gjykata Kushtetuese do t’a vinte në diskutim këtë udhëzim administrativ dhe procedurat në kuadër të saj.
“Kështu është në interesin e të gjithëve që zgjedhjet të arrihen përmes dorëheqjeve dhe rolin vendimtar për këtë e luan bashkësia ndërkombëtare, e cila ka mekanizmat për t’a siguruar këtë”, përmbyll Gogiq.
komentet