Gogiq: Qëllimi i shqiptarëve në veri është të qëndrojnë sa më gjatë në pushtet, duhet të priten pengesa të Prishtinës
Analisti politik Ognjen Gogiq vlerëson për Kosovo onlajn se kryetarët shqiptarë të katër komunave në veri të Kosovës shpresojnë se votimet për shkarkimin e tyre të jenë të pasuksesshme dhe në këtë mënyrë të mbajnë pushtetin sa më gjatë. Sikurse tha, duhet të priten pengesa nga Prishtina.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pranoi sot peticionet për shkarkimin e kryekomunarëve dhe rekomandoi që votimet të mbahen më 21 prill. Gogiq kujtoi se numri i nënshkrimeve që janë mbledhur në peticione është larg zhvlerësimit të numrit të votave të cilat këta kryekomunarë kanë marrë në zgjedhje dhe ky është tregues mjaft i qartë i vullnetit politik ku kryetarët e komunave kanë marrë në veri.
“Megjithatë nuk bëhet fjalë rreth asaj se këta kryekomunarë të jenë në ndonjë dilemë apo lajthitje, për të menduar se qytetarët i mbështesin e kështu që tani u duhet ky peticion si ndonjë tregues se si qytetarët i shohin. Qytetarët u tregojnë thuajse në nivelin ditor në çdo rast se i konsiderojnë ilegjitim kështu që nuk është aspak gjë rreth asaj që ata tani më në fund e kanë kuptuar se janë ilegjitim dhe se ky peticion është sinjal i qartë nga ana e qytetarëve, por bëhet fjalë rreth asaj se ata dëshirojnë t’a mbajnë pushtetin në këto komuna sa më gjatë që të kenë mundësi”, tha Gogiq.
Politika dhe qasja e tyre, pohon Gogiq, është që të qëndrojnë sa më gjatë në funksion.
“Kështu që ata me të vërtetë do të shikojnë të qëndrojnë në pushtet sa të munden, ndërsa presin që të organizohen këto referendume, pra votimi për shkarkimin e kryekomunarit, sesi quhet kjo ligjërisht e më pas të organizohen zgjedhje të reja nëse ato vota janë të suksesshme”, tha Gogiq.
Ky i fundit theksoi se kryetarët e katër komunave dëshirojnë që votat për largimin e tyre të jenë të pasuksesshme.
“Tek kjo duhet të presim pengesa të reja nga ana e institucioneve si qendrore ashtu edhe lokale nga pala kosovare, të cilat do të tentojnë të pengojnë këtë procesin e shkarkimit të kryekomunarëve për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. Ata llogarisin në të faktin se sërbët nuk do ta kenë të thjeshtë të mbledhin numër të mjaftueshëm votash në këtë votim. Pragu është vendosur shumë i lartë. Sërbët duhet të mbështesin largimin e kryekomunarit me më shumë se 50% të votuesve të regjistruar, çka nuk do të jetë aspak e thjeshtë, pasi ato lista zgjedhore nuk janë përditësuar. Ato nuk pasqyrojnë gjendjen reale numerike dhe së dyti, gjatë viteve të fundit ka ndodhur që njerëzit të shpërngulen në Sërbinë qëndrore dhe të ndërrojnë vendbanimin, në fund, si për arsye sigurie, ashtu edhe në përgjithësi për shkak të zhgënjimit nga i gjithë procesi. Sërbët që jetojnë në veri të Kosovës do t’a kenë të vështirë të binden që të votojnë në këto zgjedhje për shkarkimin e kryekomunarëve, kështu që këta të fundit në katër komunat në veri, shpresojnë se referendumet do të jenë të pasuksesshme dhe vetëm atëherë do të mund të thonë se realisht nuk ka sërbë në veri të Kosovës” konkludon Gogiq.
0 komentet