Gogiq: Vendimi i Gjykatës së Lartë mund të shembë dhe vendime të tjera të qeverisë kosovare si dhe atë të urave në Ibër

Ognjen Gogić
Burim: Kosovo Online

Politologu Ognjen Gogiq vlerësoi vendimin e Gjykatës së Lartë sipas të cilës deputeti nuk mund të ushtrojë njëkohësisht dhe postin e ministrit, si pasojë juridike e cila do të ketë dhe anulime të disa vendimeve të tjera të mëparshme të qeverisë. Për Kosovo onlajn bën të ditur se mes tyre mund të gjenden dhe vendime që ndikojnë direkt tek komuniteti sërb sikurse marrja e shtetësisë dhe ndërtimi i urave të reja në Ibër.

Gogiq beson se vendimi i Gjykatës së Lartë para së gjithash dëshmoi se opozita kryesore e Vetvendosjes nuk janë partitë e tjera-por pushteti gjyqësor.

“Pushteti gjyqësor po ndërhyn në zgjidhjen e të gjitha krizave politike. Në njërën anë aty është dhe Gjykata Kushtetuese e cila mundet që më në fund t’i japë fund kësaj agonie me konstituimin e kuvendit. Kemi dhe Prokurorinë Speciale e cila hapi çështjen e ndërtimit të urave në Ibër. Dhe egziston gjithashtu dhe Gjykata e Lartë e cila vuri në diskutim legjitimittein e akteve nënligjore që kanë marrë ministrat në mandatin teknik”, ka thënë Gogiq.

Ky i fundit sqaroi se problemi më i madh është ajo që Qeveria e Kosovës momentalisht është në mandatin teknik.

“Si e tillë ajo është e kufizuar në atë që çka mund të përshkruajë. Nga ana tjetër është akoma dhe më e diskutueshme ajo çka egzistojnë ministra të cilët njëkohësisht janë dhe deputetë. Pra, ata janë dhe në pushtetin egzekutiv dhe në atë legjislativ. Këtu egziston papajtueshmëri funksioni. Sipas gjasave të veta, Gjykata e Lartë do të shfuqizojë një sërë aktesh nënligjore që miratuan këta ministra. Ato nuk do të kenë më efekt juridik. Kjo është pasoja e parë juridike” ka theksuar bashkëbiseduesi ynë.

Gogiq bën të ditur se ministrat në mandatin teknik, të cilët njëkohësisht janë dhe deputetë, në javët e kaluara kanë marrë një sërë vendimesh të cilat ndikojnë direkt tek komuniteti sërb. 

“Pra duhet të kthehet në gjendjen e mëparshme gjithçka në lidhje me atë që kanë miratuar ministrat ndërsa ishin në papajtueshmëri funksioni. Kjo mund të merret për të gjitha vendimet. Të themi, ministri Sveçla mori vendimin në të cilën disa personave i’u mor shtetësia. Pra ky vendim në veten e vet është mjaft i diskutueshëm dhe me shumë gjasa do të bjerë para gjykatës, por mundet dhe t’a vendosni në diskutim dhe kjo nëse ai ishte person i autorizuar që mund të merrte vendim të tillë. Kështu që kjo do të krijojë konfuzion në rendin juridik të Kosovës rreth asaj tek të gjitha vendimeve që janë marrë dhe cilat po shpallen të pavlefshme. Pastaj duhet që dhe pasojat e tyre juridike të hiqen nëse kanë. Mundet që të shkohet deri në pezullimin e ndërtimit të urave. Kjo gjithashtu të nisë nga ministria në mandatin teknik si projekt të vet” sqaroi Gogiq.

Ky i fundit shtoi se në këtë rast është shkuar në konflikt mes pushtetit egzekutiv dhe atij gjyqësor.

“Janë bërë akuza të rënda në drejtim të gjyqësorit prej pushtetarëve dhe kjo gjithashtu hasi në mosmiratimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe reagimet e tyre, sepse me këtë minon sundimin e ligjit. E gjithë kjo çon në tek atmosfera në Kosovë ku egzistojnë tensione, si mes shqiptarëve, midis partive, ashtu edhe mes autoriteteve egzekutive dhe ato gjyqësore dhe së fundmi mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare” tha ai.

Gogiq beson se sipas gjasave të veta, kjo ngatërresë ligjore do të finalizohet me fitore të gjyqësorit.

"Me gjasa organet gjyqësore do të jenë ato që do të luajnë rol kyç që kjo situatë të zgjidhet çka do t’a çojë Kosovën në zgjedhje të reja dhe më pas do të nxjerrë jashtë fuqisë ligjore një sërë vendimesh të diskutueshme të marra nga ministrat gjatë kësaj periudhe", konkludoi Gogiq.