Gori: Beogradi përshkroi qartë linjat e kuqe në dialog

Luka Gori Juronjuz Srbija printscreen
Burim: Srceenshot Euronews

Ambasadori i Italisë në Sërbi Luka Gori ka thënë sot se Sërbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq kanë pasur qasje realiste dhe konstruktive në dialogun me Prishtinën dhe që Sërbia identifikoi vijat e kuqe në procesin negociues ku i bëri të qarta dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë e vet për të zbatuar gjithçka që ishte rënë dakord.

Për Juronjuz Sërbia, Gori theksoi se procesi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës është shumë i rëndësishëm për të mundësuar stabilitet në mbarë rajonin.

"Besoj se rezultatet e arritura në Ohër janë të rëndësishme para së gjithash sepse pas nesh lamë mjaft muaj përmes hapave të njëanshme me reagime të caktuara që shkaktuan shumë destabilitet. Është dashur të kemi një mekanizëm për artikulimin e dialogut, për të mundësuar që negociatat të vendosen në baza stabile” tha Gori.

Ku i fundit tha se është mjaft e rëndësishme për perspektivën europiane të Serbisë pasi normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën, është një nga kriteret bazë për afrimin me BE. Gori thekson gjithashtu se kjo është e rëndësishme për ekonominë sepse dërgon një mesazh pozitiv për të gjitha kompanitë që duan të vijnë në Sërbi.

I pyetur nëse çështja e Kosovës dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë janë më të rëndësishmet kur bie fjala për rrugën europiane të Sërbisë, Gori nënvizoi se procesi i zgjerimit gjithmonë ka qenë rrugë me dy dimensione: dimensionin e reformës dhe dimensionin gjeopolitik.

"Dikur do të mbizotëronte njëra, herës tjetër, do të mbizotëronte tjetra. Tashmë jemi në një fazë ku komponenti gjeopolitik është i rëndësishëm" tha Gori.

Duke folur për përafrimin e Sërbisë me politikën e jashtme të BE, ai tha se disa hapa të rëndësishëm janë ndërmarrë kur Sërbia votoi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB për të dënuar agresionin rus.

Gori shton se në Itali e shohin rrugën europiane të Sërbisë, si diçka që është e pashmangshme dhe se Sërbinë e konsiderojnë një vend historikisht, kulturalisht e gjeografikisht europian.

“Dëshirojmë që ky proces të përfundojë në një kohë sa më të shkurtër dhe po pyesim sesi mund t’a përshpejtojmë dhe cilat instrumente të përdorim. Nga njëra anë është Sërbia, e cila ka përgjegjësitë e veta ku duhet të zbatojë reformat, e nga ana tjetër, besojmë se edhe BE duhet të jetë më konkrete në propozimin për integrimin e Sërbisë. Kuptoj që egziston zhgënjim në Sërbi e Ballkan për shkak të procesit që po zgjatet. Është e sigurtë që kjo ka një efekt negativ në ritmin e zgjerimit. Nëse në horizont nuk shihet diçka që është afër, gjithçka bëhet shumë më e vështirë” tha ambasadori italian.