Borel: Në aneks shkruhet qartë se Prishtina duhet menjëherë të krijojë BKS
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel, ka theksuar sonte se në aneksin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Prishtinës, të rënë dakord në Ohër, shkruhet qartë se Prishtina merr përsipër të themelojë menjëherë Bashkësinë e Komunave Serbe.
Në konferencën për media pas takimit të diplomatëve të BE-së, ai tha se i ka njoftuar ministrat për marrëveshjen e arritur në Ohër, e cila, sipas tij, është bazë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
“Kjo marrëveshje krijon një status të ri që do të thotë se ne nuk duhet të kërkojmë më shpresë në dialog, që na lejon të mos jemi më në një atmosferë krize, por të kalojmë në zbatimin e marrëveshjes që u pranua më 27 shkurt”, tha ai.
Ai tha se vendet anëtare të BE-së kanë dhënë mbështetjen e tyre dhe se procesi tani po fillon.
Boreli theksoi se marrëveshja ka hyrë në fuqi me deklaratën e tij në Ohër.
“Nuk ka nënshkrim për arsye ligjore, por të dyja palët ranë dakord që deklarata ime ishte një pranim nga ana e tyre për përmbushjen e plotë të detyrimeve që dalin nga marrëveshja dhe aneksi për zbatim, theksoi Borel.
Përfaqësuesi i Lartë përsëriti se dispozitat e dakorduara do të jenë pjesë integrale e rrugës së BE-së midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Për Serbinë përmes kapitullit 35 nga korniza e negociatave. Për Kosovën përmes një grupi special për normalizim. Kjo do të jetë pjesë konkrete dhe eksplicite e përpjekjeve të tyre në rrugën drejt BE-së.
Ne do të monitorojmë me kujdes zbatimin e këtyre marrëveshjeve”, ka thënë Borel.
I pyetur nga gazetarët nëse Serbia ka obligim të zbatojë gjithçka, përfshirë edhe nenin 4, i cili përcakton se Serbia nuk do ta bllokojë anëtarësimin e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare, Borel, përcjell RTV, tha se marrëveshja duhet të zbatohet dhe se do të ketë një lloj kalendar.
“Ky kalendar kërkon që të dyja palët të përmbushin pjesën e tyre. Por një shtëpi nuk mund të ndërtohet nga një çati. Duhet nisur me gjërat më urgjente. Ka disa që janë shumë, shumë urgjente. Në aneks shkruhet qartë se Kosova merr përsipër që menjëherë të krijojë Bashkimin e komunave serbe në veri të Kosovës. Ne do të ndjekim se si palët do t'i përmbushin detyrimet që janë pjesë përbërëse e rrugëtimit të tyre drejt Evropës, theksoi ai.
0 komentet