Graovac: Britanikët e mbështesin hapur Kurtin, politika e tij u përshtatet atyre

Srđan Graovac
Burim: Kosovo Online

Srxhan Graovac, analist në Qendrën për Stabilitet Shoqror, thotë për Kosovo online se Britania e Madhe ka pozicionin që duhet të mbështesë hapur kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe politikat që ai udhëheq, dhe se në anën tjetër, duhet të mbajë një qëndrim të fortë dhe të ashpër ndaj Beogradit.

Graovac, duke komentuar nëse fakti që i dërguari i Londrës për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ishte i vetmi emisar i vendeve të Kuintit që nuk ishte në Beograd dhe Prishtinë javën e kaluar, nuk ishte një shenjë se ka dallime midis këtyre vendeve kur bëhet fjalë për politikës ndaj Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, tha se fuqitë e mëdha perëndimore kanë pak a shumë të njëjtat qëndrime për këtë çështje, por ka një dallim të dukshëm në stilin e qasjes.

“Nuk ka dallime të theksuara në politikat e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Gjermanisë dhe SHBA-së për çështjen e Kosovës dhe Metohisë. Për të gjitha këto shtete Kosova është histori e mbaruar, shtet i pavarur, pavarësisht nga shkelja e ligjit nderkombetar. E vetmja gje per te cilen po mendojne është menyra se si duhet bere Serbise ta pranoje si nje lloj realiteti.Politika britanike nuk ndryshon nga politika e SHBA-ve dhe kujtdo tjeter ne rrethin e ketyre perendimoreve. Megjithatë, ka disa nuanca në mesin e këtyre vendeve dhe ne e shohim këtë. Ka nuanca mes vetë amerikanëve kur është fjala për në Kosovë, ka rryma të ndryshme, dhe ata që janë qartazi në anën e Kurtit, skifterët në establishmentin amerikan dhe të mbështesë çdo gjë që bën, në anën tjetër ka nga ata që janë të gatshëm ta kritikojnë, të vënë në dukje gabimin e asaj politike që kryen kryeministri i Kosovës”, thekson Graovac.


Ai thekson se britanikët janë më afër qendrës së pushtetit në SHBA që i jep mbështetje të fortë Kurtit. 

"Ata madje janë të gatshëm ta mbrojnë atë pa marrë parasysh faktin se ai shkakton incidente dhe se sjellja e tij mund të jetë shkak për përshkallëzimin e konfliktit. Britanikët janë avokatë të një politike të fortë dhe të ashpër ndaj Beogradit. Në thelb, politika e Kurtit u përshtatet atyre”, thotë bashkëbiseduesi ynë. 

Ai thekson se Britania ka edhe një detyrë tjetër të rëndësishme kur flasim për Kosovën dhe rajonin, përkatësisht që pas daljes nga BE-ja duan të luajnë një rol më domethënës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai thekson se Britania derisa ishte anëtare e BE-së, përmes institucioneve në Bruksel, u përpoq të realizonte interesat e saj në këto fusha, dhe pas daljes nga Unioni, kjo ndryshon dhe ata duan të kthehen në Ballkan, prandaj kanë të dërguarin e vet special.

“Pozicioni i Britanisë nuk është i parëndësishëm, por larg nga të qenit në gjendje të luajë një rol vendimtar të pavarur në këtë hapësirë, ajo është më shumë një eksponente e politikës amerikane dhe qendrave të caktuara të pushtetit në Uashington, si dhe në Gjermani. Në thelb, i gjithë aktiviteti diplomatik udhëhoqet nga BE-ja varet vetëm nga mbështetja e SHBA-së BE-ja ka treguar se nuk ka kapacitet për të udhëhequr këtë proces negociator, se nuk ka fuqi të detyrojë shqiptarët të vënë në praktikë atë që kanë premtuar dhe atë që BE e ka garantuar”, thotë Graovac. 

Për faktin se ditën kur pesëshja e madhe ishin në Prishtinë, Pich nuk ishte aty, por Alicia Cairns ishte në Kosovë, një deputete britanike e cila shfrytëzon çdo mundësi për të mbështetur Qeverinë e Kosovës, por edhe Kurtin personalisht, ndërsa në nga ana tjetër ajo kërkon dënimin e Serbisë, Graovac thotë se është një lobiste e hapur shqiptare.


“Nuk ka dyshim për këtë, ajo ka treguar qartë me deklaratat e saj se mbështet plotësisht palën shqiptare. Stuart Peach ka pasur edhe momente ku mund të thuhet se ka qenë disi i moderuar, ndonëse në raport me sjelljen e Cairns dhe të tjerëve që është jashtëzakonisht ekstrem me pikëpamjet e saj anti-serbe. Pse ai nuk ishte atje dhe pse Cairns ishte atje, është më shumë në fushën e spekulimeve," thotë ai.