Gujon i thotë Osmanit: Virgjëresha e Levishkës e rrethuar me tela me gjëmba dhe nën mbrojtjen policore
Burim: Kosovo Online
Drejtori i Zyrës për Kulturë Publike dhe Diplomaci në Qeverinë e Sërbisë Arno Gujon ka theksuar se Virgjëresha e Levishkës të cilën shqiptarët radikalë e dogjën në vitin 2004, vijon të jetë para telave me gjemba dhe nën mbrojtjen policore.
Gujon në platformën “X“ i’u përgjigj statusit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani e cila theksoi se katedralja e Notrë Damit sërish shkëlqen plotësisht duke thënë se kjo mund të thuhet dhe për Virgjëreshën e Levishkës.
“Fatkeqësisht kjo nuk mund të thuhet për Notrë Damin e Prizrenit në Kosovë e Metohi, Virgjëreshën e Levishkës të cilën shqiptarët radikalë e dogjën në vitin 2004. Fajtorët vijojnë të jenë të lirë ndërsa kjo kishë e madhe e shekullit XIV është e rrethuar me tela me gjëmba dhe nën mbrojtjen policore” ka shkruar Gujon.
0 komentet