Gujon: Konferenca në SHBA-tubimi më i madh i diasporës sërbe në 20 vitet e fundit

Arno Gujon
Burim: Kosovo Online

Tubimi i parë i madh i diasporës sërbe “Lidhjet e forta” i mbajtur në Uashington organizuar nga Ambasada e Sërbisë në SHBA, konsiderohet si tubimi më i madh në Amerikë në 20 vitet e fundit, është shprehur drejtori i Drejtorisë për Bashkëpunim me Diasporën dhe sërbëve të rajonit Arno Gujon.

"Numri i madh i komuniteteve sërbe prezantohet si urë e madhe lidhëse e bashkëpunimit dhe miqësisë mes Sërbisë dhe SHBA. Njerëzit tanë më shumë kuptojnë gjuhën e mikpritësit, mentalitetin e tij dhe mënyrën e të menduarit çka është jashtëzakonisht e çmueshme", ka thënë Gujon për Politikën.

Gujon nënvizon se ky ishte rasti të njihej me një numër të madh të përfaqësuesve të politikës sërbe, kulturës, apo jetës shpirtërore dhe ekonimisë në SHBA dhe me ta të bisedonte rreth bashkëpunimeve të mëtejshme.

"Кonferenca “Lidhjet e forta”, organizuar me iniciativë të ambasadorit Marko Gjuriq përveçse e ka justifikuar emrin e vet, shpresoj që, falë ideve të shpallura, kontakteve të mbledhura dhe bisedave të zhvilluara, në muajt e ardhshëm do të korrim frytet e mbledhjes së sotme” ka thënë Gujon.