Halperin: Njohja e pavarësisë së Kosovës-gabim dhe shkelje e Rezolutës së KB
Ish drejtori për planifikim politik në Departamentin e Shtetit Morton Halperin ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës ishte gabim dhe shkelje e Rezolutës së Kombeve të Bashkuara.
Halperin në emisionin “Going underground“, ka komentuar paralelet që bëhen mes Krimesë dhe Kosovës me konstatimin se nëse mbështetet pavarësia e Kosovës-duhet të mbështetet dhe pavarësia e Krimesë, thekson ai dhe beson se njohja e pavarësisë së Kosovës-ishte gabim.
"Marrëveshja ishte që Kosova të ishte nën mbikqyrjen e Këshillit të Sigurimit të KB dhe se e ardhmja e saj të caktohej përmes negociatave në të cilat do të duhej të përfshiheshin sërbët dhe shqiptarët. Marrëveshja atëherë do të duhej të pranohej në Këshillin e Sigurimit të KB", sqaron Halperin.
Ky i fundit thekson se vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës ishte dhe shkelje e Rezolutës së Kombeve të Bashkuara.
"Pendohem për këtë vendim", thekson ish funksioneri i lartë në Departamentin e Shtetit.
Ai tha se ishte për ndërhyrje në Kosovë pasi sikurse tha “ndali genocidin ndaj shqiptarëve” bën të ditur se ndërhyrja në Kosovë ishte justifikuese”.
Tha se nuk mbështeti bombardimin e ambasadës kineze dhe se nuk e dinte se si ndodhi kjo.
Kur është fjala për Ukrainën, vuri në dukje se ka qenë kundër shtrirjes së Nato, pasi kjo është kundër garancive të dhëna Rusisë. Gjithashtu kujtoi se ishte në administratën e Bill Klintonit kur Ukraina u thirr dhe pranoi të dorrëzonte arsenalin e saj nuklear Rusisë nën garancinë se SHBA dhe Rusia do t’a mbrojnë nëse goditet nga ndonjë fuqi nukleare.
Ai thekson se koha është për të tentuar të ndalet lufta në Ukrainë si dhe është e nevojshme të dilet në takim për shqetësimet ruse në lidhje me çështjet e sigurisë.
Çka i përket Lindjes së Mesme tha se SHBA duhet të vërë qartësisht në dijeni se nuk do të lejojë pushtim të ri të Gazës dhe se në këtë drejtim po shkon dhe presidenti amerikan Xho Bajden çka për të cilën beson se atë izraelitët do t’a dëgjojnë pasi varet prej mbështetjes amerikane.
"Bajden në gjithë jetën e vet ka besuar se mund të mbështesë Izraelin dhe se ky shtet ka të drejtë të egzistojë. Ka egzistuar përherë presion i madh ndaj presidentit amerikan që të mbështesë Izraelin. Tani situata ka ndryshuar dhe Bajden këtë po e shikon ndaj është kthyer në rrugën tjetër” ka sqaruar eksperti për politikë të jashtme të SHBA dhe kontrollin e armatimeve.
Përndryshe, Halperin mes të tjerash, ka shërbyer si këshilltar special i ndihmës sekretarit të shtetit të mbrojtjes për çështjet e sigurisë ndërkombëtare, ndërsa më pas u bë ndihmës sekretari më i ri amerikan për mbrojtjen.
Ka qenë aktiv në administratën e presidentit Xhonson, Nikson, Klinton dhe Obama.
0 komentet