Inspektorët e Komunës së Mitrovicës së Veriut mbyllin objektin e “Mesazherit Zyrtar”
Inspektorët e Komunës së Mitrovicës së Veriut kanë mbyllur sot objektin e “Mesazherit Zyrtar” që ishte për nxënësit që shkollohen në sistemin sërb të furnizimit me librat shkollorë. Inspektorët u kanë thënë punonjësve se ky objekt i përket Komunës dhe se ata nuk kanë leje për punë.
Sikurse kanë thënë për Kosovo onlajn disa prej punonjësve të pranishëm dhe banorë përreth godinës, inspektorët komunalë u kanë thënë të punësuarve se duhet që t’i drejtohen Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe me me të, të nënshkruajnë marrëveshje për vazhdimin e punës në këtë objekt. Ata u thanë atyre se duhet që të rregjistrohen në sistemin kosovar dhe të paguajnë qira për këtë ambjent në të cilin derimë tani ndodhej “Mesazheri Zyrtar“.
“Mesazheri Zyrtar” ndërmerrte shërbime të blerjeve dhe shpërndarjes së mjeteve shkollore për shkollat fillore e të mesme dhe në këtë mënyrë, ndihmonte popullsinë sërbe me qëllim që qytetarët të mos udhëtonin në Sërbinë qëndrore për të pajisur fëmijët me libra shkollorë.
Në ambjente ndodheshin libra, fletore, libra me ilustrime dhe materiale të tjera për aktivitet mësimor për fëmijët nga mosha parashkollore e deri në moshat shkollore dhe të mesme.
Ky objekt shërbente për furnizime shkollore të popullsisë sërbe si në komunat e veriut të Kosovës, ashtu dhe në enklava dhe ai ishte vendi i vetëm ku mund të gjendeshin materiale sipas planit dhe programit shkollor në sistemin sërb.




komentet