Ivanov: Deri në fund të dialogut apo ndryshimeve gjeopolitike, qëndrimet për statusin e Kosovës nuk do të ndryshojnë
Helena Ivanov, bashkëpunëtore hulumtuese në Qendrën Hulumtuese Henry Jackson, vlerësoi për Kosovo online se qëndrimet e vendeve të botës në lidhje me statusin e Kosovës me shumë gjasa do të mbeten të njëjta derisa situata gjeopolitike në botë të ndryshojë rrënjësisht ose derisa Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk përfundon.
Ajo thotë se janë tri grupe shtetesh që qëndrimet e tyre për statusin e Kosovës i bazojnë në motivues të ndryshëm.
Në grupin e vendeve që kanë një qëndrim parimor që me shumë gjasa nuk do të ndryshojë, Ivanov përfshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe një numër të madh të vendeve të botës perëndimore që janë të mendimit se Kosova është shtet i pavarur. si dhe vendet, si Rusia apo Kina, që janë të mendimit se Kosova është Serbi, të cilat, theksojn se bazohet gjithashtu në baza parimore.
“Grupi i dytë i vendeve me shumë gjasa është në pritje të përfundimit të procesit të dialogut të normalizimit dhe në varësi të mënyrës se si do të përfundojë, ata potencialisht do të ndryshojnë qëndrimin e tyre, por për momentin, ndërkohë që dialogu është duke vazhduar, ata nuk kanë asnjë motiv për të ndryshuar. Këtu mund të flasim për shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, motivimi i tyre kryesor për mosnjohje është shumë shpesh ose partneriteti i ngushtë me Serbinë ose disa nga çështjet e tyre të brendshme politike si rasti i Katalonjës në Spanjë”, thotë Ivanov.
Në grupin e tretë, sipas vlerësimit të saj, ka vende që ka shumë lobim.
“Aty mund të flasim për shembull për disa vende të Afrikës që janë të bindura në një mënyrë apo në një tjetër për tu deklaruar për Kosovën. Përderisa situata gjeopolitike mbetet si është për momentin, nuk mendoj se duhet të presim se ky qendrim do të ndryshoj. Megjithatë, nëse do të kishte një ndryshim të madh në skenën gjeopolitike, ai mund të motivonte disa vende të ndryshojnë pozicionin e tyre dhe përfundimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mund të ndikojë gjithashtu në ndryshimin e pozicionit të tyre “, thotë Ivanov.
Edhe pse ka katër vite që nuk ka njohje të reja të Kosovës, bashkëbiseduesja ynë beson se partnerët e Prishtinës po lobojnë për këtë çështje.
“Serbia është duke lobuar në mënyrë aktive dhe mendoj se po lobon edhe Kosova, ashtu si edhe të gjithë partnerët e Kosovës. Duhet theksuar se kohët e fundit ka pasur situata dhe ‘kërcënime’, sidomos pasi Prishtina ka bërë disa lëvizje të njëanshme me të cilat vendet e Kuintit nuk janë pajtuar domosdoshmërisht, që partnerët kryesorë dhe më të fortë të Kosovës, të cilët ndër të tjera lobojnë për këtë që më shumë vende ta njohin pavarësinë e Kosovës, ndihma në atë lobim të reduktohet, të reduktohet në minimum ose të shfuqizohet plotësisht. Pyetja është nëse kjo është bërë në prapaskenë, por mendoj se ka lobim intensiv nga të dyja palët, si dhe se ka kufij deri në të cilat ai lobim mund të jetë i suksesshëm”, thotë Ivanov.
Shteti i fundit që e njohu Kosovën ishte Izraeli, më 4 shtator 2020.
komentet