Jevtiq: Shumicë përbërëse shqiptare e bordit të Qendrës së Skive në Brezovicë një mesazh më shumë politik i Kurtit

Dalibor Jevtić 01 09 2026
Burim: Kosovo Online

Nënkryetari i Listës Sërbe Dalibor Jevtiq u shpreh për Kosovo onlajn se shumë gjëra janë të diskutueshme në lidhje me përbërjen e bordit të përkohshëm të Qendrës së Skive në Brezovicë. Sikurse tha nga shtatë anëtarë, pesë janë pjestarë shqiptarë, ndërsa dy nga komuniteti sërb, çka do të thotë se nuk respektohet struktura e popullsisë dhe marrëveshjet e mëhershme në lidhje me Qendrën e Skive në Shtërpcë. Jevtiq vlerëson se kjo paraqet mesazh politik më shumë nga Albin Kurti.

Jevtiq vuri në dukje se është veçanërisht e diskutueshme që shumica e bordit, dy të tretat e tyre, e përbëjnë shqiptarët.

"Aty ka shumë gjëra të diskutueshme. Ajo çka është e diskutueshme mbi të gjitha është numri shtatë i anëtarëve dhe se shumica, pra 2/3 e përbëjnë shqiptarët. Pesë prej tyre janë nga komuniteti shqiptar dhe dy janë sërbë. Në këtë kontekst, aty egziston përveç problemit që bëhet fjalë me Qendrën e Skive në Brezovicë e cila ndodhet në komunën me shumicë sërbe të Shtërpcës, nuk respektohet struktura e popullsisë e gjithashtu nuk respektohet marrëveshja e parë të cilën e kam theksuar disa herë e cila i referohet kohës kur isha kryekomunar, u dakordësua që asgjë nuk do të bëhej pa vetëqeverisjen vendore dhe se bordi përherë do të kishte shumicë sërbe dhe ai parimi bazë është që njerëzit që do të jenë në bord duhet të jenë banorë të komunës", tha Jevtiq. 

Ai vlerësoi se më shumë se kaq, nuk u respektuan dhe se shumë ishin problematike, duke bërë të ditur se sipas opinionit të tij, fjala është për mesazh politik i kryeministrit në mandatin teknik Albin Kurti.

"Shumë nga këto nuk janë respektuar, shumë janë problematike dhe ky është mesazhi politik i Albin Kurtit se vijon me politikën e etno-nacionalizmit, se në të ka bashkëpunëtor të tij në formën e Nenad Rashiqit i cili i miraton të gjitha këto emërime politike dhe pastaj lind pyetja se për çfarë shërbejnë të gjitha këto-përse nuk respektohen ligjet, përse nuk respektohet ajo që është shkruar në Kushtetutën e Kosovës, e cila i referohet numrit të anëtarëve të komuniteteve jo-shumicë në ndërmarrjet publike, bordet, institucionet në përgjithësi", vuri në dukje Jevtiq. 

Duke folur për vendimet e fundit që lidhen me refuzimin e kthimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve sërbë tek institucionet, Jevtiq vlerësoi se ato përfaqësojnë mesazh se Kurti nuk dëshiron sërbë në institucione e as popull sërb në territorin e Kosovës.

“Këto vendimet e fundit që kanë të bëjnë me refuzimin e kthimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve sërbë në institucione janë të gjitha mesazh, jo vetëm që Kurti nuk dëshiron sërbë nëpër institucione, por dhe që nuk dëshiron popullin sërb në territorin e K&M. Në këtë kontekst, e gjithë kjo është e diskutueshme dhe ne nuk kemi pritshmëri tjetër përsa i përket Kurtit dhe kolltukun e tij Rashiqin, por përherë kemi atë pyetje që ua bëjmë përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët na thonë diçka tjetër kur ne treguam se çështja e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të zgjidhet në mënyrën që dëshiron Kurti, jo siç e thonë ata”, tha Jevtiq.

Ky i fundit shtoi se sipas fjalëve të tij, nuk ka reagim të bashkësisë ndërkombëtare as ndaj problemeve të tjera të cilat i ka vënë në dukje përfaqësuesit e sërbëve në Kosovë.

"Ndaj të gjitha problemeve të tjera, nuk ka asnjë reagim nga bashkësia ndërkombëtare dhe kjo është ajo që është e diskutueshme, por ne do të vazhdojmë të jemi këmbëngulës, të insistojmë në të sepse edhe kjo do të kalojë në fund të fundit. Sigurisht, politika e Albin Kurtit është e zhveshur dhe nëse dikush ka pasur ndonjë dilemë, nuk e ka më", theksoi Jevtiq.

Ky i fundit vlerësoi se është "e turpshme, e dhimbshme dhe shkatërruese" që, sikurse deklaroi, Kurti në ndërmarrjen e politikave të tilla, ka bashkëpunëtorë nga radhët e komunitetit sërb. 

"Ajo çka është e turpshme, e dhimbshme, shkatërruese është se në këtë ka disa bashkëpunëtorë nga radhët e komunitetit sërb, të cilët me pjesëmarrjen e tyre në një proces të tillë, mbështesin politikë të tillë të zhvendosjes së sërbëve", konkludoi Jevtiq.

Ky i fundit më herët në një postim në Fejsbuk, deklaroi se Prishtina me emërimin e bordit të përkohshëm të Qendrës së Skive në Brezovicë, ka kryer akt të ri dhune institucionale ndaj sërbëve në Kosovë. 

“Në zonë si Shtërpca, ku sërbët përbëjnë më shumë se 70% e popullsisë, Prishtina emëron bord të përkohshëm shtatë anëtarësh në të cilin ulen vetëm dy sërbë! Që absurdi të jetë më i madh, disa nga anëtarët e emëruar nga komuniteti shqiptar, nuk janë fare banorë të Komunës së Shtërpcës”, theksoi Jevtiq në atë njoftim.